Uji Dea

Pasuria e “fshehur” e personaliteteve publike

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Rreth 99 për qind e personave të lartë publikë, thuhet se kanë deklaruar pasurinë e tyre në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit.

Por, zyrtarët e agjencisë bëjnë të ditur se jo të gjithë zyrtarët e kanë deklaruar drejtë apo ashtu siç e kanë pasurinë e tyre.

Drejtori i agjencisë, Hasan Preteni në deklarimet e tij të fundit ka theksuar se për shkak se zyrtaret nuk e kanë paraqitur pasurinë e tyre drejtë, agjencia ka proceduar rastet në prokurori.

“I kemi kontrolluar më shumë 30% të dokumenteve të deklarimeve të pasurisë dhe kemi përcjellë disa raste në prokurorit kompetente ku kemi gjetur prova se ka deklarime të rrejshme”, ka theksuar Preteni.

Në bazë të Kodit Penal të Republikës se Kosovës, miratuar vitin e kaluar, mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave apo ndonjë dobie tjetër materiale konsiderohet vepër penale.

Për këtë personat dënohen më gjobë dhe më burgim prej 6 muaj deri në pesë vjet.

Fundamenti

Procesi për deklarimin kërkohet në bazë të Ligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë.

Ligji për deklarimin dhe prejardhjen e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, rregullon kontrollin publik të pasurisë, të hyrat dhe përfitimet e tjera materiale.

Nga ana tjetër, Merita Mustafa menaxhere e programit Transparenca dhe Anti- Korrupsioni në Institutin Demokratik të Kosovës, thotë se jo të gjithë zyrtarët publikë deklarojnë pasurinë e vërtetë të tyre.

“Edhe këto pak raste te cilat agjencia i ka identifikuar mundet me qenë pasuri edhe më e madhe e fshehur. Pra ka probleme për shkak se mekanizmat nuk i kemi të duhur për ta identifikuar nëse po fshihet diçka mbrapa kësaj. Mirëpo, çfarë na bën ne të dyshojmë se mund të fshihet, pra është pikërisht për shkak të sistemit të dobët të kontrollit që kemi ne si shtet”, deklaroi Mustafa.

Thotë po ashtu se agjencia kundër korrupsionit nuk ka kompetenca të mjaftueshme që të bëjë hetime më të mëdha lidhur me mos deklarimin e pasurisë nga ana e zyrtarëve.

“Dyshimet janë shumë të mëdha që pas zyrtareve të lartë ka pasuri të cilat fshihen, kjo ndodh për shkak se zyrtarët e lartë e dinë që ne si shtet nuk kemi për të arritur edhe për një kohë të gjatë që t’i identifikojmë pasuritë e fshehta të tyre. Ata janë shumë vetëdijshme për rrethanat për institucionet dhe kapacitete e tyre dhe për ketë arsyeje e shfrytëzojnë rastin dhe e fshehin pasuritë”, tha Mustafa./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.