KKVITI

Pastrohet shtrati i lumit të Kufcës, Hyseni, kërkon nga qytetarët që mos të ndotin mjedisin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Po vazhdon pastrimi i shtretërve të lumenjëve në Komunën e Gjilanit. Kjo po bëhet me qëllim të parandalimit të vërshimeve.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në vazhdën e angazhimit tonë për një Gjilan më të pastër, si dhe për siguri më të madhe për banorët dhe mbrojtje nga vërshimet, po vazhdon pastrimi i kanalit të Kufcës, në fshatin Kufcë e Poshtme.

Mobi Casa

I pari i Gjilanit, tregon se me një gjatësi 800 metra, ky kanal që e kanë hapur gjatë mandatit të parë, e që shumë shpesh, e sidomos gjatë reshjeve është bërë problematike për banorët po merr pamje tjetër.

“Do të vazhdojmë bashkë të angazhohemi që çdo pjesë e komunës tonë të jetë e pastër dhe e gjelbër, andaj ju bëjmë edhe njëherë thirrje qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm dhe të mos ndotin ambientin”, tha Alban Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.