RCCOLA

Pastrohet Kamenica, largohen deponitë nga Kopernica dhe Hogoshti

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, në këtë aksion ka pastruar tri deponi të ngurta në Kamenicë, ndërsa janë larguar edhe dy deponi ilegale, njëra në Kopërnicë dhe tjetra në rrugën Hogosht-Poliqkë.

Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, me rastin e 22 prillit Ditës së Tokës, ka organizuar aksion pastrimi.

Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, në këtë aksion ka pastruar tri deponi të ngurta në Kamenicë, ndërsa janë larguar edhe dy deponi ilegale, njëra në Kopërnicë dhe tjetra në rrugën Hogosht-Poliqkë.

Uji Dea

Po ashtu këtij aksioni i janë bashkuar të gjitha shkollat e Kamenicës duke pastruar objektet brenda dhe rreth tyre. Kurse Këshilli Lokal dhe Shoqata Humanitare “Koretini” kanë pastruar të gjitha lagjet në Koretin.

Vlen të përmendet që në aksionin e pastrimit ka qenë i pranishëm edhe KFOR-i amerikan./rajonipress/