Pastrohen nga mbeturinat disa pjesë të qytetit në Kamenicë
Kamenicë – Drejtoria për Shërbime Publike dhe Inspektorati Komunal në bashkëpunim me Kompanitë Qendra Kopshtare dhe Global Projekt, Policinë e Kosovës dhe qytetarë kanë pastruar nga mbeturinat disa pjesë të qytetit në Kamenicë.
”Ju falënderoj të gjithë juve për këtë iniciativë dhe ka bëjë thirrje për qytetarët që të kenë kujdes më të madh për hapësirat publike dhe hedhjen e mbeturinave në vendet e caktuara, sepse ka disa herë që po pastrohen këto hapësira dhe prapë po mbushen” tha kryetari Begzad Sinani.
Gjatë ditëve në vijim do të pastrohen edhe pjesë të tjera të hapësirave publike në të gjithë Komunën./rajonipress/


