ARKATANA

Pasojat e propagandës serbe me Surinamin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ekspertët e së drejtës ndërkombëtare thonë se njohja në asnjë rrethanë nuk mund të tërhiqet, madje as në rastet më ekstreme kur vendet futen në luftë mes vete. Mirëpo, sipas tyre, kjo propagandë që po bëhet nga Serbia kinse shteti i Surinamit e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës mund ta stopojë procesin e njohjeve nga shtetet tjera, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Shteti i Surinamit nuk mund ta tërheqë njohjen ndërkombëtare të Kosovës, ashtu siç po pretendon shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, pasi që, sipas së drejtës ndërkombëtare, shteti që e njeh një shtet tjetër në asnjë rrethanë nuk mund ta tërheqë njohjen.

Kështu vlerësojnë ekspertët e së drejtës ndërkombëtare, duke shtuar se njohja ndërkombëtare nuk mund të tërhiqet as në rastet më ekstreme, siç është futja në luftë e dy shteteve.

FIDANISHTJA

Megjithatë, njohësit e së drejtës ndërkombëtare kanë thënë për “Zërin” se propaganda e tillë që po bëhet nga Serbia ndaj shtetit të Kosovës do të mundë të ndikojë negativisht në sigurimin e njohjeve tjera për vendin.

Derisa në Ministrinë e Jashtme të Kosovës (MPJ) kanë thënë për “Zërin” se deri më tash nuk kanë pranuar asnjë dokument zyrtar në lidhje me atë se Surinami ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës, anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme kanë deklaruar se MPJ-ja duhet të raportojë para komisionit lidhur me këtë çështje në ditët në vijim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.