RCCOLA

Pasionet e Blerim Destanit!

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Është përfolur shumë shpesh për sukseset e tij në botën e filmit. E po aq shpesh është përfolur edhe për lidhjet e tij me femrat. Por, asnjëherë nuk është shkruar për pasionet e shumta që ai ka. Blerim Destani mund të njihet si njëri ndër personalitetet mjaft të dashura në vend, por nëse i bëjmë një vizitë rrjeteve sociale që ai ka, do të takojmë jo vetëm një aktor të madh, por edhe një njeri të thjesht e të pasionuar pas shumë gjërave.

Është e pamundur të shfletosh gazetat a të klikosh portale të ndryshme, e të mos lexosh të paktën një lajm mbi jetën e aktorit të mirënjohur Blerim Destani. Përqendrimi i tij në kinematografinë gjermane dhe sukseset e tij të njëpasnjëshme kanë rrëmbyer tërësisht vëmendjen e medias në vend e jashtë tij, ndërsa angazhimet e shumta të aktorit, në botën e filmit, kanë bërë të kuptojmë se Blerim Destani tashmë mund të vlerësohet me plot të drejt si njëri ndër aktorët e mëdhenj shqiptar. Dhe këtë gjë më së miri e dëshmojnë rolet dhe aktrimi i veçantë që ai ka shfaqur në shumë filma, të cilët tashmë kanë rrëmbyer kinematë më të mëdha evropiane e botërore.

I pasionuar veçanërisht ndaj vlerave të origjinës

Dhe, përkundër faktit se angazhimi i tij primar është aktrimi, Blerim Destani ka edhe një jetë të tërë larg kësaj ‘bote’. Shumë shpesh ai është komentuar edhe për lidhjet e mundshme me vajza të ndryshme të ekranit, ‘lidhje’ këto të cilat asnjëherë nuk i ka pohuar si të vërteta. Por, ajo për çfarë është komentuar më pak për të, e që njëherësh ka nxitur redaksinë e “Tribuna Shqiptare” të shfletoj më shumë, janë pasionet që aktori ka. Për pasionet e tij më së miri flasin fotot që Blerimi ka publikuar nëpër rrjetet sociale të tij.

Nëse i futemi një ‘rrugëtimi’, nëpër profilin e tij në facebook, mund të vërejmë se ai përpos një aktor i suksesshëm, është edhe një njeri i pasionuar pas sportit. Tenisi e basketbolli janë vetëm disa nga sportet e tij të preferuara, ndërsa fitnessi mbetet një ndër aktivitetet më të shpeshta të tij.

Mobi Casa

Por, nuk mbaron me kaq. Blerimi ka një pasion të pa përshkruar edhe ndaj veturave, motorëve e biçikletave, ndërsa lundrimet me varkë janë të pashmangshme, atëherë kur aktori ndodhet afër ndonjë bregdeti. Një mashkull të ‘përkryer’ mund ta bëjë edhe përgatitja me pasion e ushqimit, ndërsa në një foto që ai ka publikuar në facebook, duket sikur është ‘miqësuar’ shumë me kuzhinën.

Dhe ajo që e veçon më shumë, nga shumë fytyra të njohura të artit në vend, e që thënë të vërtetën e plotëson edhe më shumë, janë purot. Në të shumtën e fotove ai mban një puro në dorë, ndërsa në një intervistë dhënë kohë më parë ai pat nënvizuar se “më pëlqejnë purot, e para së gjithash më pëlqen rituali që është i ndërlidhur me konsumimin e purove. Është diçka që më mundëson të reflektoj.”
Si një ‘rapsod’ i denjë, Blerimi ka pozuar edhe përkrah rapsodit Osman Sefa, ndërsa ka bërë me dije se është i pasionuar pas muzikës shqiptare. E dashurinë e madhe për instrumentet e folklorit shqiptar ai e ka shfaqur edhe në disa foto tjera, ndërsa shihet sikur është duke interpretuar në to.

Lidhjen e tij me vendlindjen, aktori e ka dëshmuar shumëherë, ndërsa përveç prononcimeve nëpër botë për origjinën e tij, ai ka pozuar me flamurin shqiptar, gjatë vizitave të shumta nëpër qytetet e ndryshme në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Aktori, ka një pasion të veçantë edhe ndaj ushqimit tradicional shqiptar, për çfarë nuk heziton të pohoj asnjëherë.

Pasionet e tij nuk kanë të ndalur. Ai në disa foto shihet edhe një si banakier, ndërsa përgatit kokteje të ndryshme, e në shumë sosh shihet edhe nëpër udhëtime të ndryshme nëpër botë, që gjë len të kuptojmë se udhëtimet mbesin një ndër pasionet më të mëdha të aktorit shqiptar. (ORAinfo)