Eko Higjiena

Pasaporta shqiptare alarmon Konsullatën amerikane!

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Punëtorja në sportel kishte ndjerë një aromë të pazakonshme kur kishte hapur pasaportën e shqiptarit.

Pasi që një punëtore e Konsullatës amerikane në Berlin ishte ankuar për një “erë të çuditshme”, dhe dy koleget e saj ishin ankuar për “probleme me frymëmarrje” ishte bllokuar për disa orë konsullata. Shkaktar i gjithë kësaj tollovie ka qenë, pa dijen e tij, një shtetas shqiptar, respektivisht pasaporta e tij!

Punëtorja në sportel kishte ndjerë një aromë të pazakonshme kur kishte hapur pasaportën e shqiptarit. Kjo aromë i kishte sjellë asaj një “shije metalike” në gojë. Këto ankesa kishin mjaftuar që përgjegjësit e sigurimit të ngrinin alarmin për sulm të mundshëm me gaz helmues dhe të mbyllnin lokalet e konsullatës, njoftojnë mediet gjermane. Të tri gratë e alarmuara janë dërguar në spital për kontroll.

Uji Dea

Është dashur të kalonin katër orë që policia të hiqte alarmin dhe të zhbllokonte lokalet e konsullatës.

Personi që kishte shkaktuar këtë kaos, me pasaportën e tij shqiptare po kërkonte vizë për të shkuar në SHBA, ka njoftuar policia e Berlinit. Testi i shpejtë që i është bërë pasaportës së shqiptarit ka konstatuar se brenda saj nuk ka pasur substanca të dyshimta.(albinfo.ch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.