Pasaporta britanike, mijëra shqiptarë martesa fiktive

/ 6 minuta lexim
RCCOLA

Avokati i njohur, Tevfick Souleiman, është dënuar nga gjykata britanike me 10 vjet burg për përfshirjen e tij në grupin më të madh kriminal, i cili realizonte martesa të paligjshme që u siguronin emigrantëve të paligjshëm leje qëndrimi në vendin ishullor.

“Daily Mail” shkruan se grupi i kryesuar nga avokati Souleiman, ka realizuar rreth 2 mijë martesa ilegale, ku pjesa më e madhe kanë qenë emigrantë shqiptarë të skeduar për krime si vrasje, trafikim droge dhe pastrim parash., transmeton shekulli.

Avokati dhe tre bashkëpunëtorët e tij u burgosën dy ditë më parë për martesat ilegale, të cilat u kanë sjellë një fitim prej 20 milionë paundësh. Avokati Tevfick Souleiman dhe banda e tij, sillnin gra në Britani nga vendet e Bashkimit Evropian që kanë qenë më parë pjesë e Bashkimit Sovjetik , për t’u martuar me shtetas që vinin nga vendet jo anëtare të BE-së, kryesisht shqiptarë dhe kosovarë.

Pjesa më e madhe e çifteve njiheshin në një ditë të vetme, në të cilën zhvillohej edhe dasma dhe të gjithat procedurat e nevojshme. Pjesa më e madhe e të martuarve ishin shqiptarë më karrierë të pasur kriminale nga Shqipëria, të dyshuar për vrasje, trafik droge dhe pastrim parash.

Por gjithsesi, këta individë kanë marrë tashmë nënshtetësinë britanike për shkak të këtyre martesave fiktive. Kjo organizatë konsiderohet si më e madhja në historinë e Britanisë së madhe duke u cilësuar si një industri e vërtetë, e cila ka ushtruar veprimtarinë e saj për 8 vjet.

Gjyqi

Duke i dënuar pjesëtarët e bandës me 35 vjet në total, gjyqtari, John Bevan tha në fjalën e tij se kjo organizatë i ka bërë një sulm institucionit të martesës në vend duke i shkelur çdo ligj për emigrantët në vend. Ai iu drejtua të akuzuarve me këto fjalë: “Përgjegjësia më e madhe për zbatimin e ligjit dhe kërkimit të drejtësisë u takon avokatëve, por ju tashmë keni bërë një shkelje të madhe. Nëse publiku nuk mund t’i besojë më avokatëve, atëherë ku mund ta kërkojnë drejtësinë ata?”.

Souleiman, 39-vjeç, u dënua me 10 vjet burg, ndërkohë që këshilltari i tij, Cenk Guclu 41-vjeç dhe Furrah Kosimov 29-vjeç u dënuan nga 9 vjet secili. Zafer Altinbas, pjesëtari i tretë i bandës, u dënua me 6 vjet e 9 muaj burgim. Në një deklaratë të përbashkët, trupi gjykues tha: “Kjo organizatë përfaqëson shembullin më të keq të sulmit ndaj institucionit të martesës në vend, duke i trajtuar letrat për krijimin e një familjeje si një letër fitimprurëse. Përmes tyre janë martuar njerëz që nuk i kuptojnë njëri-tjetrit as edhe një fjalë duke dhunuar kështu edhe simbolikën që ka vetë dasma.”

Mobi Casa

Veprimtaria

Kriminelët dhe emigrantët e paligjshëm i paguanin “Souleiman GA”, firmës ligjore të avokatit të dënuar me bazë në veri të Londrës, një shumë prej 14 mijë paund për t’u martuar me gra nga Evropa Lindore. Firma shpikte ‘histori të mirëfillta dashurie’ për të bërë të mundur martesat e meshkujve nga Shqipëria, Rusia, Pakistani dhe India. Gratë merreshin nga vendet e Evropës Lindore që janë pjesë e Bashkimit Evropian dhe dërgoheshin në një hotel përpara se të bëheshin gati dokumentet e nevojshme. Pas martesës, grave u jepej një pjesë e shumës së paguar nga dhëndri dhe këshilloheshin që të mos kontaktonin kurrë me ‘bashkëshortët’ e tyre. Pjesa më e madhe e këtyre grave ktheheshin menjëherë në vendin e tyre. Ditën e djeshme, një burim tha për “Daily Mail” se banda e avokatëve ka bashkëpunuar me kriminelë të rrezikshëm brenda Britanisë së Madhe në mënyrë që të përshpejtonte procedurat e martesave edhe në një mënyrë të sigurt. “Ne besojmë se kjo ka qenë organizata më e madhe e martesave fiktive në Mbretërinë e Bashkuar,” tha burimi konfidencial për “Daily Mail”.

“Pjesa më e madhe e atyre që janë bërë shtetas britanikë janë kriminelë, të cilët kërkohen në Shqipëri për vrasje, trafik droge dhe pastrim parash. Kur policia e Londrës ngriti një hetim bazuar në numrin e lartë të martesave që kjo firmë po bënte vitet e fundit, organizata u zhvendos në një pjesë tjetër të vendit duke i shpëtuar kështu hetimit të parë.

Rrëfimi i Alban Spahos: Si e gjeta nusen në Angli

Në një dosje të policisë britanike, e cila u morr për bazë në gjegj, shqiptari Alban Spaho , tregon se si u njoh me bashkëshorten e tij në një ditë të vetme të vitit 2008.

“Ne u takuam në një kafene ku avokatët të cilët para kontaktuar na lanë vetëm. Petya (bashkëshortja) ishte disi e ndrojtur në fillim. Unë i kërkova që të qëndronim disa ditë më shumë bashkë në rast se dilte ndonjë problem. Pas tre muajsh i kërkova që të qëndronte vërtet me mua. I kërkova që të ishte bashkëshortja ime e vërtetë.”
Trafik droge

Vëllezërit Dika: Si u bëmë shtetas britanikë

Banda e avokatëve u kap në vitin 2009 pas një investigimi të gjatë në një marrëveshje droge mes bandave shqiptare. Dy vëllezërit, Behar dhe Elton Dika, po planifikonin një marrëveshje droge që i kapte shifrat e 900 milionë paundëve. Ngarkesa me kokainë ngeci në brigjet e Spanjës dhe u zbulua droga. Më pas dy shqiptarët u ekstraduan në Britani pasi figuronin me nënshtetësinë e vendit ishullor. Gjatë hetimeve, vëllezërit Dika dëshmuan se si ishin bërë shtetas britanikë, pasi kishin kontaktuar me firmën e avokatëve të burgosur tashmë. /Indeksonline/