Eko Higjiena

Pas vrasjes së policit të EULEX-it, banda 5 anëtarshe

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Pas vrasjes së pardjeshme të pjesëtarit lituanez të EULEX-it dhe hedhjes së djeshme të bombës në veri të Mitrovicës, qëndron grupi i organizuar prej 5 anëtarësh, transmeton gazeta serbe Blic. Burimet e kësaj gazeta kanë thënë se destabilizimi i situatës në veri të Kosovës janë në favor të Prishtinës dhe të strukturave kriminale, ndërsa vlerësimet e para flasin se motivi i vrasjes është pengimi i zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.

Sipas Blicit, ka ditë, veçmas në veri të Mitrovicës që po qarkullojnë thashetheme se në ditën e zgjedhjeve në veri do të qarkullojnë njerëz të cilët do të evidencojnë të gjithë ata që kanë dalur në zgjedhje.

Fundamenti

Këto informata po i “Forcojnë” edhe bilbordët, e vendosir gjithandej në veri të Mitrovicës dhe të Kosovës, nëpërmjet të cilëve u kërkohet serbëve që të bojkotin zgjedhjet.Sipas gazetës serbe, destabilizimi i veriut u shkon në favor jo vetëm kundërshtarëve të zgjedhjeve, por edhe Prishtinës, sepse shqiptarët kanë për qëllim që veriu të mbetet temë e hapur.

Sipas Blicit, problemet në veri i mbajnë në qendër të vëmendjes, por edhe popullsia më pak e përqendron vëmendjen në problemet e Qeverisë në Prishtinë, transmeton koha.