UBT

Pas vrasjes në Ponesh arrestohet i dyshuari i parë

/ 3 minuta lexim

Gjilan – (E plotësuar) – Vrasja në Ponesh e Adem Byqmetit dhe plagosja e vëllait të tij Ramizit ka mobilizuar të gjitha njësitet policore në rajonin e Anamoravës . Nga operacionet e shpejta të policisë dhe Prokurorisë në Gjilan është arritur të arrestohet i dyshuari i parë serbi Momqillo S. i moshës 27 vjeçare nga fshati Ponesh.

Burimet e rajonipress nga Prokuroria thanë se i dyshuari ka qenë afër vendit të ngjarjes kur ka ndodhur vrasja dhe do të ndiqet penalisht për bashkëpunim në vrasjen e Adem Byqmetit dhe plagosjen e të vëllait Ramizit.

Sipas të njëjtave burime nga policia dhe Prokuroria Themelore, Momqillo S. nuk është i dyshuari kryesor , pasi personi kryesor që kreu vrasjen ndodhet ende në arrati.

I dyshuari i parë Momqillo S. i cili ka qëlluar në momentin kur ka ndodhur vrasja tashmë ndodhet nënë masën e paraburgimit prej 24 orësh.

——————————————————————-
Gjilan – Sot rreth orës 14:30 minuta në fshatin Ponesh , komuna e Gjilanit, ka ndodhur një vrasje ku një qytetar i nacionalitetit shqiptarë i moshës rreth 35 vjeçar është vrarë, kurse një person tjetër, (vëlla i viktimës) është plagosur. Dyshohet se kryes i kësaj vepre është një person i nacionalitetit serb tha Shaban Azizi zëvendësdrejtor rajonal i policisë në Gjilan.

Eco Higjiena

Me të marrë njoftimin, njësitet policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe është konfirmuar se viktima ishte qëlluar me armë zjarri kurse vëllai i tij ishte i plagosur, thuhet në komunikatën e policisë.

Njësitë e forenzikes dhe të hetimeve të krimeve të rënda janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes. Të gjitha njësitet policore janë në kërkim të kryesit-eve të këtij akti.

Azizi tha se sipas informatave të para, dyshohet se motiv i kësaj vepre është vjedhja/prerja e drunjve dhe dyshohet se kryes i kësaj vepre është një i person i nacionalitetit serb.

Sipas informatave që posedon policia, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë. Duke marrë parasysh se fshati Ponesh ka popullatë të përzier, prezenca policore është e shtuar në këtë vendbanim, me qëllim të parandalimit të incidenteve të mundshme, thuhet në komunikatën e policisë.

Burimet e rajonipressit mësojnë se i vrari është Adem Byqmeti kurse i plagosuri është Ramiz Byqmeti , ndërkohë Prokuroria është duke marrë në pyetje një person të dyshuar rreth vrasjes. /rajonipress/