Hidromorava

Pas Rusisë, edhe Asad thotë se Kosova stërvit opozitën siriane!

/ 1 minutë lexim

Damask – Presidenti sirian, Bashar al-Asad, ka akuzuar sot opozitën se po përgatitet të pushtojë Sirinë.

Në një intervistë për mediet ruse, presidenti Asad deklaron se opozita po përgatit grupe mercenare që po stërviten në Kosovë, me qëllim pushtimin ushtarak të Sirisë.

“Kemi këtë informacion të sigurt, që grupe opozitare siriane udhëtojnë drejt Kosovës për tu përgatitur ushtarakisht, me qëllim që të jene të gatshëm për pushtimin ushtarak të Sirisë”,- ka deklaruar Asad, në një intervistë për median ruse, Rossia 24, njofton BW.

Mobi Casa

Asad po ashtu ka thënë se forcat siriane të sigurisë kanë kapur “mercenarët e huaj” që luftonin për opozitën dhe të njëjtën gjë do bëjë me këdo që perben rrezik per vendin.

Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna qysh në mars të vitit të kaluar. Protestuesit duan largimin nga pushtetit të Asadit. Ndonëse palët janë pajtuar për armëpushim, muajin e kaluar, ai nuk po zbatohet siç parasheh plani i të dërguarit ndërkombëtar për krizën në Siri, Kofi Anan.