Mobi Casa

Pas Qemajl Mustafës, intervistohen edhe Kushtrim Kadriu e Arianit Sllamniku

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Kryeprokurori Jetish Maloku tha për rajonipress se pos Qemajl Mustafës i cili ka folur publikisht për vjedhje të votave, në Prokurori është ftuar edhe Kushtrim Kadriu nga Lëvizja “Vatra” dhe Arianit Sllamniku nga LIZ.

Institucioni i prokurorisë, pa asnjë dyshim bashkë me të gjitha institucionet relevante të sigurisë, e sidomos institucionin e policisë kanë bërë të pamundshmen që zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të përmbushin testin e demokracisë. Kështu vlerëson Jetish Maloku kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Gjilanit, raporton rajonipress.

Për rajonipress, Maloku tha se organet e sigurisë kanë krijuar ambient të qetë dhe shumë të sigurt për votim të lirë e demokratik. “Padyshim edhe zyrtarët e angazhuar me detyrë në këto zgjedhje kanë qenë pjesë e këtij suksesi duke respektuar vullnetin dhe dëshirën e qytetarit për votim të lirë. Të gjithë më shumë a më pak kanë dhenë kontribut që këto zgjedhje të jenë sa më demokratike, të drejta e, të ndershme, sipas vullnetit dhe dëshirës së votuesit që lirshëm të votoj atë që i kanë besuar për të ardhmen e tij të familjes dhe shoqërisë si tërësi, larg çdo kërcënimi, dhune e force, larg çdo presioni, shantazhi, premtimi, favori apo dhurate të pamerituar”.

UBT

Maloku tha se prokurorët me gjithë hetuesit nga institucioni i policisë kanë qenë shumë të vendosur që qytetari të ketë liri të plotë të vendosin për votën e tyre të lirë. “Tani pas zgjedhjeve, përsëri, edhe më tej jemi shumë të interesuar që të gjithë ata manipulues eventual, t`i bëjmë përgjegjës para drejtësisë, nëse dëshmohet, çfarëdo lëndimi të këtij procesi zgjedhor”.

Maloku tha se pas prononcimeve të bëra nëpër media, të disa personave , qytetarë dhe zyrtar të lartë, përkitazi me cenimin e të drejtës në votë të lirë të qytetarit, prokurorët me shpejtësi kanë ndërmarrë të gjitha masat, duke autorizuar zyrtarët policor – hetuesit e njësive përkatëse që të ftojnë këta persona dhe të deklarohen para institucioneve relevante me të gjitha provat eventuale dhe argumentet që kanë ata për këtë proces zgjedhor të organizuar dhe të monitoruar si asnjë herë më parë. “Për këtë qëllim, veç janë administruar deklarata, duke filluar nga kandidati për kryetar Qemajl Mustafa, pastaj Kushtrim Kadriu nga Lëvizja Vatra dhe Arijanit Sllamniku nga Lëvizja për Integrim dhe disa ankesa (denoncime) të tjera të denoncuara në Prokurorinë Themelore në Gjilan”.

Me përgjegjësi dhe me kompetencë i sigurojmë të gjithë qytetarët e këtij regjioni të cilën e mbulojmë, se edhe pas zgjedhjeve nuk do ketë pardon për asnjë manipulues dhe cenues të këtyre zgjedhjeve fer dhe shumë demokratike. “Do jemi pa asnjë dyshim, shumë të hapur edhe për raste eventuale që do paraqiten në këtë institucion, sepse nuk ka mundësi të veprojmë pa denoncime, dëshmi e argumente. Departamenti për Krime të Rënda ka hapur hetime dhe është në proces të grumbullimit të të gjitha provave që do zbardhin çfarëdo lëndimi dhe cenimi edhe të një vote të qytetarit. Të gjitha rastet janë në procedim e sipër dhe varësisht prej fakteve dhe argumenteve, do i trajtojmë deri në fund, të gjitha me prioritet. Do t`i vlerësojmë të gjitha paraqitjet publike të personave që denoncojnë ata që kanë bërë atë që nuk është dashur ta bëjnë kundër vullnetit të qytetarit, por edhe ato deklarata që cenojnë këto zgjedhje të lira e shumë demokratike me paraqitjet e tyre, eventualisht, pa dëshmi, prova, e fakte e të cilët shqetësojnë qytetarët tanë, duke bërë këto zgjedhje të shikohen si të dyshimta dhe larg standardeve ndërkombëtare e demokratike”./rajonipress/