Hidromorava

Pas protestave Mimoza hoqi taksën doganore për çimenton

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Prishtinë – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes një komunikate për opinionin bëri të ditur se nga 1 gushti shfuqizohet vendimi për aplikimin e tarifës doganore për importin e çimentos.

Në komunikatë të MTI-së theksohet se pas analizave të kryera nga Departamenti i Tregtisë, ministrja e Tregtisë dhe Insustrisë, znj. Mimoza Kusari-Lila ka nënshkruar vendimin për përfundimin e masave mbrojtëse në import të çimentos. Vendimi hyn në fuqi më datën 1 gusht dhe largon plotësisht taksën prej 35% të aplikuar gjatë periudhës së masave të përkohshme.

Masat e përkohshme, të ndërmarra më 11 qershor 2012, siç thuhet në komunikatë, kanë arritur qëllimin e tyre, meqë kanë parandaluar fluksin e pakontrolluar të importit të çimentos, posaçërisht gjatë sezonit të ndërtimit. Ato gjithashtu kanë siguruar stabilitet për prodhuesin vendor dhe kanë mundësuar shtim të kapaciteteve vendore në industrinë e ndërtimit.

Mobi Casa

Në komunikatën e MTI-së ripërsëritet se arsyet që kanë çuar në çrregullimin e tregut të çimentos, kanë të bëjnë me fluksin e çimentos së lirë nga Italia, e cila edhe përkundër taksës ka vazhduar të importohet në Kosovë, por edhe me vështirësitë në procesin e prodhimit në Kosovë të lidhura me qasjen në lëndë të parë, përditësimin e teknologjisë prodhuese dhe kushtet e përgjithshme fiskale në Kosovë.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, këtë vendim ia komunikoi ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Edmond Panaritit, i cili ndodhet në vizitë dyditëshe në Kosovë.

Vendosja e tarifës doganore në importin e çimentos, që kryesisht dëmtoi prodhuesit nga Shqipëria, importuesit e Kosovës dhe ndërtimtarët e vendit, shkaktoi protesta e pakënaqësi në të dy anët e shtetit.