UBT

Pas një odisejade gjyqesh prej shtatë vite, tani u vërtetua pafajësia ime dhe jam i lirë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kaluan më shumë se gjashtë vjet, që drejtësia ta thotë të vërtetën, kundër akuzave të pa baza, të pa prova, madje të pa argumentuara, të një grupi kllosharësh e debilësh pa kulturë, të cilët kishin shpifur e ngritur afera ndaj meje dhe 37 zyrtarëve të tjerë. Ky grup hileqarësh dhe idiotësh të llojit të vetë, pasardhës të një brezi udbashës, tinsarë dhe servilë politikë, deshën për interesa të caktuara, të na degradonin dhe të na dënonin me burg, mirëpo, përpjekjet e tyre djallëzore, nuk pinë ujë, ato ngelën të dëshpëruar dhe të zhgënjyer, përpara të vërtetës dhe drejtësisë ka shkruar Selver Xhelili.

Mirëpo, fjala e urtë popullore thotë: “E vërteta vonon, por kurrë nuk harron!”. Organet e drejtësisë, nuk e kishin vështirë për ta identifikuar planin djallëzor e qëllimkeq të këtij grupi mafioz, të cilët për interesa të ulëta, ishin në gjendje të vepronin si dikur gjatë luftës, duke shitur edhe moralin për të arritur beneficione. Por, intrigat e shantazhet ishin të njohura për drejtësisë, e cila kishte informacione se ata ish në gjendje ta mashtronin veten dhe shtetin, për çka një ditë do të shpërbleheni me dënimin e merituar.

Misioni i këtij grupi frikacakësh, mashtruesish dhe dallaverxhish, të cilët përgatiteshin për festën me qengja të pjekur dhe verë të kuqe, për dënimin tonë nga drejtësia, tani përfundoi me betejën e humbur të tyre.

Uji Dea

Tani dështakët të mendojnë se si t’ia bajnë vetes gajlen dhe të afërmve të tyre, që i futën në një rrugë pa krye, ata duhet të përballen me të vërtetën, që do t’i ndjek nga prapa, duke i goditur vazhdimisht në ndërgjegjen e tyre të sëmurë, naive dhe joqytetëruese.

Qyqarllëku i tyre mori fund, ashtu siç ka marrë fund edhe misioni i tyre i poshtër, i ndytë dhe antinjerëzor. Turpi i mbuloftë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.