ARKATANA

Pas një karriere të gjatë në shërbim të qytetarëve, Mifail Azizi pensionohet dhe nderohet me mirënjohje nga kryetari Haliti

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Pas shumë vitesh shërbimi në administratën komunale, zyrtari komunal Mifail Azizi është pensionuar, ndërsa me këtë rast është pritur në një takim nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Në takim ishte e pranishme edhe drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti, e cila, së bashku me kryetarin Haliti, shprehu mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e Azizit gjatë gjithë karrierës së tij profesionale.

Kryetari Haliti e vlerësoi lart punën shumëvjeçare të Mifail Azizit, duke theksuar se ai ka qenë shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe përgjegjësisë në kryerjen e detyrave në shërbim të qytetarëve dhe të institucioneve komunale.

Fundamenti

Në shenjë respekti dhe vlerësimi për kontributin e dhënë ndër vite, kryetari i Komunës i ndau z. Azizi një mirënjohje, duke e falënderuar për punën e tij dhe duke i uruar shëndet, mbarësi dhe vite të qeta e të lumtura në pension.

Ceremonia u zhvillua në frymë mirënjohjeje, duke vënë në pah rëndësinë e vlerësimit të zyrtarëve që me punën dhe përkushtimin e tyre kanë lënë gjurmë në administratën komunale dhe në shërbim të komunitetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.