UBT

Pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit, ekipi i USAID KMI viziton Gjilanin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pas nënshkrimit javë më parë të memorandumit të mirëkuptimit nga ana e kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, me organizatën DAI Global lidhur me implementimit të projektit të USAID – Integriteti i Komunave të Kosovës (KMI), një ekip e këtij të fundit i kryesuar nga Afërdita Mekuli – u.d. e drejtorit të aktivitetit USAID KMI, ka vizituar sot Gjilanit, ku është pritur nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku me bashkëpunëtorët.

Në këtë takim janë prezantuar ekipet e USAID KMI dhe të Komunës së Gjilanit në fushën e menaxhimit të financave publike, prokurimit publik, menaxhimit të projekteve dhe kontratave publike si dhe të auditimit të brendshëm, me qëllim të koordinimit për fillimin e asistencës në komunën e Gjilanit.

Fundamenti

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku, është zotuar se bashkëpunimi me ekipin e USAID KMI do të jetë i plotë, derisa ka falënderuar për mbështetjen ndaj Gjilanit për e menaxhimit të financave publike, prokurimit publik, menaxhimit të projekteve dhe kontratave publike si dhe të auditimit të brendshëm./rajonipress/