Pas ndeshjes me Serbinë, Ajeti vendos t’i bashkohet Shqipërisë

Sfida mes Serbisë dhe Shqipërisë ia ka ndërruar mendjen mbrojtësit, Arlind Ajeti. Anëtari i skuadrës së Baselit, Arlind Ajeti, ka vendosur që të luajë me Kombëtaren shqiptare.
Një nga mbrojtësit më premtues të kampionatit zviceran të futbollit vendosi të luajë me Shqipërinë pas takimit të saj të fundit kundër Serbisë, njofton Koha Ditore.
Një lajm të tillë e ka konfirmuar babai i Arlindit. Ky i fundit ka edhe dy vëllezër binjak të cilët luajnë me grupmoshat e Zvicrës.