FITORJA

Pas më shumë se 50 viteve, fillon zëvendësimi i gypave të azbestit në Berivojcë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka filluar projektin për zëvendësimin e gypave të Azbestit në Berivojcë, problem ky që po i përcjell banorët për më shumë se 50 vite. I pari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se implementimi i këtij projekti është tejet i rëndësishëm, pasi do të bëhet zgjidhja e problemit që kishin banorët e Berivojcës me ujë.

“Me dinamikë të lartë po punohet në fshatin Berivojcë, në ndërrimin e gypave të Azbestit. Pas më shumë se 50 viteve, implementimi i këtij projekti është tejet i rëndësishëm, pasi që këta gypa vazhdimisht paraqisnin probleme me ujin, e rrezik për shëndetin e banorëve. Me punë, për qytetarët tanë”, tha Kastrati.

ARKATANA

Ky projekt që është i financuar nga Qeveria Zvicerane përmes organizatës CDI dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, e që kap vlerën 224 mijë euro, përfshin ndërrimin e gypave në lagjen Malësia në rrugët “Dëshmorët e Kombit” dhe “Besnik Marovca”, në lagjen Iliria në rrugën “Adem Jashari”, në Berivojcë në rrugën “Bajram Curri”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.