Hidromorava

Pas incidenteve Kosova ka mbyllur kufirin me Serbinë

/ 1 minutë lexim

Prishtinë – Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi bëri të ditur se pas incidenteve të mëngjesit në pikëkalimin me Serbinë, në Merdar, Kosova ka mbyllur përkohësisht kufirin.

Ai para ligjvënësve raportoi për zhvillimet – incidentet, që kanë ndodhur sot në Mitrovicë e në Merdar, si pasojë e sjelljeve huligane të grupeve e individëve ekstremistë serbë. Në mbledhjen e Kuvendit ai tha se në këto incidente janë lënduar 32 policë, por asnjë me armë zjarri dhe asnjë rëndë.

Fidanishtja

Lëndimet kanë ndodhur pasi dy autobusë me serbë u ndaluan në Vushtrri nga Policia e Kosovës, të cilët jo vetëm që provokuan policinë por edhe manifestuan sjellje të rrezikshme, meqë ishin të dehur, prandaj u depërtuan përmes pikëkalimit në Merdar. Serbët këtu nga zona neutrale hodhën gurë mbi policët.

Për pasojë 32 policë u plagosën, nga të cilët 9 pati nevojë të trajtohen në QKUK. Ministri Rexhepi po ashtu tha se nuk janë përdorur armë as nga policia, as nga serbët.(koha)