Pas emërimit, Haziri takon Faton Bislimin
Gjilan – Pas emёrimit tё Koordinatorit pёr Politika dhe Marrёdhёnie Rajonale, qё kryetari Lutfi Haziri bёri dje nё njё konferencё tё jashtёzakonshme pёr media, ai sot i dёshiroi mirёseardhje nё detyrё Faton Bislimit.
Bislimi, qё ёshtё shkolluar nё shkollat mё elitare SHBA e Kanada, siç ёshtё Universiteti i Harvardit pёr shembull, ku edhe ka krijuar njё pёrvojё tё vlefshme nё sferёn e angazhimit akademik nёpёr disa universitete amerikane e kanadeze, si dhe ku ka krijuar lidhje e miqёsi tё veçanta nё kёto vende mike tё Kosovёs, ёshtё kthyer pёr tё jetuar e kontribuar nё Gjilan, Kosovё.
“Ne kemi njё plan pёr zhvillim tё mёtutjeshёm tё kapaciteteve tona nё Komunёn e Gjilanit si dhe pёr atraktim tё sa mё shumё investimeve e projekteve ndёrkombёtare kёtu. Me bashkёpunёtorё si Fatoni, ne do ta bёjmё Gjilanin qendёr tё zhvillimit pёr tё gjithё rajonin e trekёndёsishit kufitar” ka thёnё Haziri.
Ai tutje ka shtuar se i beson filozofisё rugoviste tё bashkёpunimit dhe ndёrtimit tё ekipeve tё sё ardhmes.
I kthyer nga Amerika nё Kosovё, Bislimi mendon se shembullin e tij mund ta ndjekin edhe tё tjerёt.
“Nё njё kohё kur nga vendi ynё ikin shumё qytetarё, kthimi im ёshtё sakrificё, por edhe idealizёm dhe besim nё atdhe. Unё i jam shumё mirёnjohёs kryetarit Haziri pёr mundёsinё e dhёnё, dhe i besoj vizionit qё ai ka shprehur pёr tё ardhmen”, ka deklaruar me këtë rast Bislimi.
Përndryshe, vendimi pёr emёrimin e Faton Bislimit nё pozitёn e Koordinatorit pёr Politika dhe Marrёdhёnie Rajonale ka hyrё nё fuqi sot.
Nё kёtё pozitё, Bislimi do tё punojё ngushtё me Kryetarin Haziri dhe kabinetin e tij pёr tё zhvilluar edhe mё tutje marrёdhёniet e Komunёs sё Gjilanit me donatorё e partnerё ndёrkombёtarё e rajonal, duke sjellur nё Gjilan sa mё shumё projekte zhvillimore e investive tё karakterit rajonal e ndёrkufitar./rajonipress/


