United Hospital

Bashkim Isufi ngre shqetësimin për asfaltimin e rrugëve në Livoç të Epërm: Ku mbetet infrastruktura përcjellëse?

Bashkim Isufi ngre shqetësimin për asfaltimin e rrugëve në Livoç të Epërm: Ku mbetet infrastruktura përcjellëse?

Gjilan – Bashkim Isufi ka ngritur shqetësime lidhur me punimet për asfaltimin e rrugëve në fshatin Livoç i Epërm, duke vënë në pikëpyetje nëse projektet infrastrukturore po realizohen në përputhje me standardet teknike dhe nevojat e qytetarëve.

Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, Isufi ka theksuar se asfaltimi i rrugëve nuk duhet të konsiderohet investim i përfunduar vetëm me shtrimin e asfaltit, pasi infrastruktura rrugore duhet të përfshijë edhe trotuaret, ndriçimin publik dhe sistemet për largimin e ujërave atmosferike.

Duke iu referuar fotografive të publikuara nga Drejtoria për Shërbime Publike, Infrastrukturë dhe Banim, lidhur me fillimin e asfaltimit të rrugëve në këtë fshat, Isufi ka ngritur disa pyetje për të cilat, sipas tij, nevojiten sqarime nga institucionet përgjegjëse.

Hidromorava

Ai ka kërkuar të dihet nëse projekti parasheh hapësira të dedikuara për këmbësorët, nëse do të bëhet stabilizimi i pjesëve anësore të rrugës dhe nëse janë përfshirë të gjitha elementet e nevojshme të infrastrukturës përcjellëse.

Në reagimin e tij, Isufi i është referuar edhe Ligjit Nr. 08/L-275 për Rrugët, konkretisht nenit 9, i cili përcakton se rrugët publike duhet të projektohen, ndërtohen, rindërtohen dhe mirëmbahen sipas standardeve teknike në fuqi.

Në fund, ai ka theksuar se investimet publike nuk duhet të vlerësohen vetëm përmes kilometrave të asfaltuar, por edhe përmes cilësisë, funksionalitetit dhe sigurisë që ofrojnë për qytetarët.

Mesazhi i tij është i qartë: qytetarëve u nevojiten rrugë të kompletuara dhe të sigurta, jo vetëm rrugë të mbuluara me asfalt./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.