United Hospital

Pas disa viteve Kosova mund të mbetet pa mjek

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Drejtori i Qendrës Emergjente në Prishtinë Bastri Lenjani thotë se shumë shpejt Kosova rrezikon të mbetet pa mjek dhe infermier për shkak të emigrimit kryesisht në Gjermani. Sipas një hulumtimi të mëhershëm të Federatës Sindikale të Shëndetësisë me studentë të mjekësisë, 73 për qind e të anketuarve kanë shprehur gatishmërinë për të ikur jashtë Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Drejtori i Qendrës më të madhe Emergjente në vend Basri Lenjani ka dhënë alarmin se shumë shpejt Kosova rrezikon të mbetet pa mjek.

Sipas tij, Kosova po i shkollon kuadrot shëndetësore, përkatësisht mjekët dhe infermierët dhe në fund po ia dorëzon Bashkimit Evropian, ku po emigrojnë për paga më të mira dhe trajtim më të mirë institucional, shkruan më tutje “Zëri”.

Qindra mjekë dhe infermierë nga Kosova është raportuar se deri më tani janë punësuar kryesisht në Gjermani, ku po paguhen gati dhjetëfish më shumë se në vend.

KKVITI

LEXO EDHE: Qindra zyrtarë policorë mbajnë pozita në mospërputhje me gradat (DOKUMENT)

Paga e një mjeku specialist në Kosovë është rreth 600 euro, ndërsa specializantët e shëndetësisë marrin më pak se 500 euro e infermierët nuk i marrin as 400 euro.

Në Gjermani është raportuar se specializantët e shëndetësisë i marrin rreth 4000 euro në muaj, përderisa specialistët marrin edhe më shumë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.