ARKATANA

Pas deklaratës së Hysenit për Asociacionin, shpërthejnë komentet e qytetarëve: “Mirru me punët e Gjilanit!”

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka deklaruar se Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave të Republikës së Kosovës dhe jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë. Deklarata e tij, e publikuar në rrjetet sociale, ka nxitur një varg reagimesh nga qytetarët, të cilët në komentet e tyre kanë ngritur kritika për punën e pushtetit lokal dhe për problemet konkrete me të cilat, sipas tyre, përballet Gjilani.

Në reagimet e publikuara pas deklarimit të Hysenit, qytetarët e kanë zhvendosur debatin nga çështja e rolit të Asociacionit të Komunave drejt performancës së qeverisjes lokale dhe realizimit të projekteve e shërbimeve publike në Gjilan.

Njëri prej komentuesve, Besim Salihu, ka kritikuar gjendjen e menaxhimit të mbeturinave dhe mungesën, sipas tij, të investimeve në këtë sektor, duke shkruar: “A po na kallxon, qa ke ba qe preket dhe qe eshte perfunduar ne qytet, 1 kamion berllogu sjeni ne gjendje me ble, era te helmon gjate dites, nga rrjedhjet e tij…”

Kritika të drejtpërdrejta ndaj punës së kryetarit kanë ardhur edhe nga Naim Sfarqa Nicky, i cili në koment ka shkruar: “Rri ti aty kape puno ne Gjilan se hala nje stadium se keni ndreq prej Lutes e deri tek Ti, sen s`keni bo mirru me punet e tuaja Haver.”

Ndërkaq, Pajtim Hodolli ka ngritur pikëpyetje rreth përdorimit të buxhetit komunal dhe realizimit të projekteve të premtuara, duke shkruar: “Ku e le ti ate buxhet qe asgje nuk ke bere ne Gjilan? Sa gurthemelin e ke fillu qe dy mandate asnje shirit nuk mujte me pre. Asnje premtim nuk ke mujt me mbajt!”

Në një tjetër reagim, Dardan Shala e ka cilësuar Hysenin si “dështim të madh”, duke shprehur kështu pakënaqësinë e tij ndaj drejtimit të komunës.

UBT

Kritikave iu është bashkuar edhe Art-on Dalipi, i cili ka kërkuar nga kryetari i Gjilanit që, sipas tij, t’i kushtojë më shumë vëmendje problemeve të qytetarëve dhe të japë përgjigje konkrete ndaj shqetësimeve të tyre.

“Kryetar i Gjilanit, duhet të merreni më seriozisht me problemet e qytetarëve dhe t’u përgjigjeni kur ju drejtohen për çështje që i shqetësojnë. Po shihet që mungon vullneti për t’u marrë me ta dhe për t’u dhënë përgjigje konkrete. Qytetarët meritojnë më shumë respekt, transparencë dhe përgjegjësi nga kryetari i tyre”, ka shkruar Dalipi.

Reagimet në rrjetet sociale pas deklaratës së Hysenit pasqyrojnë një debat më të gjerë mbi raportin ndërmjet qeverisjes lokale, Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe institucioneve qendrore, por njëkohësisht tregojnë edhe se një pjesë e qytetarëve kërkojnë që diskursi politik të shoqërohet me rezultate të prekshme në terren.

Në këtë kuadër, komentet e qytetarëve e rikthejnë vëmendjen te çështjet e përditshme të qytetit – menaxhimi i mbeturinave, infrastruktura, projektet kapitale, shërbimet publike, transparenca dhe përgjegjësia e institucioneve lokale.

Deklarata e kryetarit Hyseni për rolin e Asociacionit të Komunave, ndërkaq, hap edhe një debat tjetër: nëse kjo organizatë duhet të funksionojë para së gjithash si mekanizëm profesional dhe institucional për përfaqësimin e interesave të komunave, apo nëse përplasjet politike ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror po e zhvendosin vëmendjen nga nevojat konkrete të qytetarëve.

Në fund, përtej përplasjeve politike dhe debateve në rrjetet sociale, mbetet kërkesa e qytetarëve për punë konkrete, transparencë, përgjegjësi dhe rezultate të matshme, ndërsa pushtetit lokal i mbetet përgjegjësia që kritikave publike t’u përgjigjet me argumente, projekte dhe rezultate të dukshme në jetën e përditshme të qytetarëve të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.