FIDANISHTJA

Pas deklaratave të forta për Asociacionin, Konjufcës i shkojnë në zyrë ambasadorët e QUINT-it

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ambasadorë e Shteteve të QUINT-it sot i kanë shkuar në zyrë kreut të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës. Për këtë takim ka njoftuar Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate zyrtare pa dhënë shumë detaje, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit, në takim është diskutua për agjendën legjislative dhe për vitin 2023.

Në takim kanë qenë shefi i zyrës së BE-së, ambasadori amerikan, britanik, ai i Francës, Rohde i Gjermanisë dhe ambasadori i Italisë.

Gjithashtu ka qenë i pranishëm edhe shefi i Zyrës së OSBE-së në Prishtinë.

Mobi Casa

“Në takim kryetari Konjufca dhe ambasadorët diskutuan për agjendën legjislative të Kuvendit për vitin që po lëmë pas”, thuhet në njoftim.

Kjo vizitë e QUINT-it tek Konjufca vjen menjëherë pas kthimit të kreut të Kuvendi të Kosovës nga SHBA-ja dhe pas intervistës që dha Konjufca nga atje, e ku dha deklarime të forta për Asociacionin.

Konjufca madje kishte thënë se ka qenë gabim që BE-ja ka propozuar DRAFT për Asociacionin, duke thënë se ka qenë rendi që Kosova ta propozojë Draftin./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.