Eko Higjiena

Pas balotazhit, Thaçi me partner të ri qeveritar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Qeveria e drejtuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe partneri i saj i koalicionit, Aleanca Kosova e Re, kanë probleme me numrat në Kuvendin e Kosovës. Ajo më nuk i ka votat e Fatmir Limajt, Jakup Krasniqit dhe Nijazi Idrizit. Në anën tjetër, partneri i saj AKR gjithashtu ka vazhduar të tkurret me ikjen e deputetëve.

Por, për dalje nga kjo situatë, kryeministri Hashim Thaçi, tanimë e ka gjetur formulën. Burime të sigurta të reporteri.net, bëjnë të ditur, se me të përfunduar balotazhi, qeveria e Kosovës do të riformatohet.

Për ta quar deri në fund mandatin e saj qeverisës, PDK në mesin e këtij dhjetori, do të ndërrojë partnerin e koalicionit, transmeton reporteri.

FIDANISHTJA

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila kohëve të fundit ka treguar një afri me partinë e Thaçit, do ta zëvendësojë në qeveri, AKR-në e Behgjet Pacollit. Sipas këtij burimi, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, do ta ketë rastin që të dëshmohet me punë, si numri dy i qeverisë, e cila do të vazhdojë të drejtohet nga kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi.

Ndërsa Behgjet Pacolli me partinë e tij AKR, deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, aktivitetin e tij politik, do ta vazhdojë në opozitë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.