RCCOLA

Pas 8 dekadash u promovua albumi i parë i bilbilit shqiptar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ikona e muzikës shqipe, e madhja dhe pazëvendësueshmja këngëtarja emblematike shqiptare Nexhmije Pagarusha, promovoi të premtën në mbrëmje albumin e saj të parë në një nga restorantet e kryeqytetit.

Albumi i saj i nxjerrur në shitje është bashkëpunim me restorant Pishat, biznes ky që i ka dhënë rreth një dekade përkrahje artit dhe kulturës.

Albumi përmban 15 hitet e pavdekshme të këngëtares, të cilat janë:

Uji Dea

1. Cil’ nj’at zemër plot kujtime
2. Kanga e Rexhës
3. Kanga e Prishtinës
4. Kenke nur’ i bukuris
5. Kur më shikon si zog n’hava
6. Nji lule që m’ka çelë tash
7. Hajde të dalim kah pazari
8. Vaj si kenka ba dynjaja
9. Kanga e krushqve
10. Njëmend qenke si m’kanë than
11. Lul’zoi fusha lul’zoi mali
12. Kapiteni i ri
13. Kosovarja e re
14. Mori sy luaneshë
15. Baresha

Shumë figura të shquara të ekraneve tona e vlerësuan veprën dhe kontributin e bilbilit shqiptar, e s’lanë lavdatë pa i dhënë.
Ylli i mbrëmjes me lot në sy përshkroi me plot emocion 8 dekadat e karrierës së saj, duke thënë:“ Jam munduar me gjithë shpirt të dhë diçka nga vetja ime, duke mos e ditur se çfarë është fama, unë thjesht e doja këngën shqipe. Por vetëm sot e kuptova sa qenkam e famshme”.

Përveç të tjerash mysafir të kësaj nate ishin edhe, e para e vendit presidentja Atifete Jahjaga, Vlora Citaku, këngëtaret Shpresa Gashi dhe Dafina Zeqiri etj./Indeksonline/