Pas 32 vitesh e largojnë nga puna- KPM anulon vendimet e Komunës

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Me rekomandim të Qemajl Mustafës dhe realizuar nga Arben Dubova, Agim Velekinca ish shef në zyrën e gjendjes civile ishte larguar nga puna. KPM e ka kthyer në punë,por vendimi ende nuk po zbatohet Komuna.

Agim Velekinca një zyrtarë komunal me një përvojë pune 32 vjeçare, as në ëndërr nuk e kishte menduar se mund të largohej nga puna nga ana e kolegëve shqiptarë. Madje ai njihet edhe si themelues i shërbimit civil në fushën e ofiqarisë në administratën e Gjilanit dhe ka një varg mirënjohjesh për shërbimet profesionale.

Megjithatë në nëntor të vitit 2011 Agim Velekincës i vije një rekomandim nga Qemajl Mustafa që të lëshojë pozitën e shefit të gjendjes civile dhe të ricaktohet në një detyrë sipas nevojave të Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme. Në vend të Agim Velekincës në të njëjtën pozitë vendoset, Elbasan Mustafa.

Në rekomandimin e kryetarit Mustafa jepet fjalia e fundit “tejkalimi procedural e ligjor që ka bërë shefi i deritashëm”. Në fakt Agim Velekinca ishte dyshuar se ka lëshuar një certifikatë të kurorëzimit,por që kjo certifikatë sipas këshillit Mbikëqyrës të Pavarur nuk ka qenë një gabim i rëndë, saqë t`i ndërrohet palës vendi i tij i punës.

Duke parë këto lëshime e gabime procedurale dhe këto tendenca, Agim Velekinca e lëshon zyrën, por nuk heq dorë nga ankesat dhe procedurat ligjore. Së fundit Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës(KPM) për shërbimin civil të Kosovës i kryesuar nga Irena Ahmedi i hedhë poshtë të gjitha vendimet e komisionit disiplinor të Komunës së Gjilanit dhe e obligon Komunën e Gjilanit që Agim Velekincën ta kthejë sërish në vendin e tij të punës.

Fundamenti

Odisejada e këtij zyrtari nuk përfundon këtu. Edhe pse është kthyer në punë, drejtoria e administratës së përgjithshme e udhëhequr nga Arben Dubova, ende nuk e ka kthyer në vendin e tij të punës. Krejt këto lojëra Agim Velekinca i quan prapaskena të inskenuara dhe të përgatitura nga njerëzit e PDK-së.”Kjo është një hakmarrje politike sepse asnjëherë në jetë nuk kam pasur vërejtje rreth punës sime. Për të gjitha këto dëme do ta padisë Qemajl Mustafën,Arben Dubovën dhe të gjithë ata që kanë marr pjesë në këtë lojë” tha Velekinca.

Velekinca tha se do ta padisë komunën dhe do të kërkojë dëmshpërblim për 5 muaj e 20 ditë që ka mbetur pa pagën mujore. “Tani jam duke punuar në një vend që kërkohet me shkollë të mesme, kurse unë jam jurist me fakultet dhe normalisht që nuk pranojë të punojë në një pozitë ku nuk ndihem rehat “tha Velekinca.

Velekinca tha se ka punuar mbi 32 vite dhe kurrë s’kishte menduar për një situatë të tillë. Sipas tij ishin mbi 12 punëtor të administratës që kishin kërkuar kthimin e tij në vendin e tij të mëparshëm,por të gjithë janë intervistuar nga Arben Dubova, pse më kanë përkrahur mua. Velekinca mendon se shumë shpejt mund të shihet në Gjykatë edhe me Qemajl Mustafën,meqë e drejta ka qenë në anën e tij.

Në vendimin e KPM thuhet se gabimin që e ka bërë Agim Velekinca është shumë i vogël dhe ky këshill ka konsideruar se vërejtja me shkrim ka qenë e mjaftueshme për përkujdesje në punën e ardhshme,por kurrsesi ndërrimi apo largimi nga vendi i tij i punës./rajonipress/