Eko Higjiena

Pas 22 vitesh hapet rruga në fshatin Karaçevë e Epërme

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, pas intervenimeve të bëra në rrugën e fshatit Karaçevë e Epërme, përkatësisht tek vendi i quajtur te grosha, ka hapur këtë rrugë pas 22 vitesh.

Në këtë vend më 11 maj 1999 u patën privuar nga jeta Ramadan Latifaj dhe Mehmet Sabedinaj, dy civilë të fshatit Hogosht nga ushtria serbe.

Fidanishtja

Drejtori i Drejtorisë̈ për Shërbime, Publike, Ambient dhe Inspektorat, Zotrim Kastrati, u shpreh i lumtur që kanë arritur të intervenojnë̈ në këtë rrugë.

“Pas 22 vitesh po e hapim këtë rrugë e cila ka qenë e bllokuar, dhe pikërisht këtu ku u vranë dy civil nga ushtria serbe. Tani familjarët e tyre mund të dalin që t’i kujtojnë ata. Ne jemi duke u angazhuar që të përmbushim kërkesat e qytetarëve tanë”, u shpreh ai./rajonipress/