FIDANISHTJA

Parulla për liberalizim vizash, kryelajm për mashtrimin e qytetarëve

/ 9 minuta lexim
FIDANISHTJA

Andaj, deputetët e opozitës, por edhe qytetarët tanë, pyesin se si kanë fytyrë Enver Hoxhaj dhe zyrtarët e tjerë të pushtetit të tashëm që të vazhdojnë të gënjejnë dhe të mashtrojnë popullin duke thënë se do të ketë liberalizim vizash, aq më tepër kur dihet që zyrtarët evropianë kanë qenë të prerë në pohimet e tyre, duke deklaruar se liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë madje as në vitin 2020.

Shkodra: Që 10 vjet janë të njëjtat parulla mashtruese nga përfaqësuesit e pushtetit

“Zv.kryeministri Enver Hoxhaj po premton liberalizim vetëm për konsum të brendshëm politik, por Hoxhaj nuk ka as vizion, e as diplomaci, dhe është një ndër demagogët më klasikë të politikës. Çdo veprim dhe çdo deklaratë e tij është ‘ad- hoc’, e pabazuar dhe e paargumentuar dhe i arsyeton ato me ‘të qenit i matur’. Ish- ministri i Politikës së Jashtme të Kosovës vuan nga mungesa e vizionit”, thotë për gazetën “Kosova Sot”, analisti Ali Hertica

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, por edhe pushtetarët e tjerë të tashëm, ende po përmendin verën si mundësi të liberalizimit të vizave, duke gënjyer qytetarët se në verë do të ketë lajme të mira për Kosovën. Por, analistët dhe qytetarët thonë të kundërtën dhe, sipas tyre, pushtetarët tanë akoma po vazhdojnë me mashtrimin e qytetarëve për liberalizim vizash, mashtrim ky që siç dihet ka nisur para më shumë se 10 vjet.

Andaj, deputetët e opozitës, por edhe qytetarët tanë, pyesin se si kanë fytyrë Enver Hoxhaj dhe zyrtarët e tjerë të pushtetit të tashëm që të vazhdojnë të gënjejnë dhe të mashtrojnë popullin duke thënë se do të ketë liberalizim vizash, aq më tepër kur dihet që zyrtarët evropianë kanë qenë të prerë në pohimet e tyre, duke deklaruar se liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë madje as në vitin 2020.

Analisti Albinot Maloku, për gazetën “ Kosova Sot”, thotë se përmendja e liberalizimit të vizave për Kosovën nga ana e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj, pas takimit të tij me kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, është për konsum medial. “Nuk dyshoj në atë se më seriozisht nuk e merr as veten e tij diplomati Hoxhaj, e lëre më qytetarët e Kosovës.

Edhe përshtypjet e Hoxhajt për atë se do të krijohen rrethana të reja e të dobishme për Kosovën, pas zgjedhjeve të cilat do të mbahen në maj të këtij viti në BE, janë të gabuara. Rrethana e re që do të krijohet në BE pas këtyre zgjedhjeve nuk mund të jetë aq e re sa për të krijuar shpresa se me qasjen e përçarë të skenës politike në Kosovë, siç është tani, mund të ketë ndonjë lëvizje të re. Shqetësimi i BE-së nuk është liberalizimi i vizave apo perspektiva e shtetit të Kosovës, por taksa, gjë të cilën e konfirmoi edhe Hoxhaj pas këtij takimi”, është shprehur Maloku.

Shkodra: Odisejada e mashtrimeve për liberalizim të vizave po vazhdon

Analisti Shefik Shkodra, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se përgjatë një dhjetëvjetëshi janë të njëjtat parulla mashtruese nga përfaqësuesit e pushtetit. “Pra, për gjithë këtë periudhë, sa janë nëpër institucione qeveritare, këta thonë se pas disa muajsh, pas këtij viti, e ndonjë herë ‘edhe pak javë ‘ do të kemi lajme të mira sa u përket vizave. Merreni mend, kush u beson këtyre tipave për çfarëdo pune që premtojnë?! Dhe, kjo puna e vizave mbeti si mallkim, kryelajm për mashtrimin e qytetarëve.

Sikur liberalizimi i vizave do të sillte të gjitha të mirat për qytetarët e këtij vendi: punësimin, ligjin, lirinë, arsimimin me standarde të larta, shëndetin dhe mbrojtjen e tij dhe krejt begatinë…! E kjo dihet, është vetëm një fatkeqësi e vendit në një anë, kur dihet se të gjithë të rinjtë tanë do të iknin nga atmosfera, gjendja që e kanë sjellë këta pushtetarët”,thotë analisti Shkodra. Ai tutje shton se përfaqësuesit evropianë kanë paralajmëruar këtyre kohëve se nuk do të ketë viza për qytetarët e Kosovës deri në vitin 2020, e Enver Hoxhaj u thotë qytetarëve “ këtë verë do të ketë viza”. Edhe sa herë do t’i gënjejnë qytetarët, shtron pyetjen Shkodra.

Analisti Ali Hertica, për gazetën “Kosova Sot“, thotë se zv. kryeministri Enver Hoxhaj po premton liberalizim vetëm për konsum të brendshëm politik dhe Hoxhaj nuk ka as vizion, e as diplomaci, dhe është një ndër demagogët më klasikë të politikës. “Çdo veprim dhe çdo deklaratë e tij është ‘ad- hoc’, pa pasur asnjë bazë e argument dhe i arsyeton ato me ‘të qenit i matur’. Ish- ministri i Politikës së Jashtme të Kosovës vuan nga mungesa e vizionit, por i lëpin buzët si një mashtrues”, ka theksuar ai.

Sipas Herticës, liberalizmi i vizave shpeshherë është përdorur dhe përdoret si mjet për realizimin e qëllimeve të tjera. Kurse, analisti politik Arsim Haziri, për gazetën “ Kosova Sot”, thotë se edhe sikur të përmendet ndonjë datë e sigurt për heqjen e regjimit të vizave, qytetarët e kanë problem të besojnë. “Pushtetarët në shoqërinë tonë kanë futur në popull mosbesimin, prandaj çfarëdo datë të jetë në drejtim të vizave do të ishte vështirë e besueshme”, ka theksuar ai.

ARKATANA

Lajçi: Premtime boshe të Hoxhajt

Ndërsa, deputeti i opozitës në Kuvendin e Kosovës Ali Lajçi ( LVV), për gazetën “ Kosova Sot”, thotë se edhe pohimet e bëra ditë më parë nga ana e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj, qytetarët duhet marrë me rezervë, sepse ato janë premtime boshe. “Kjo, ngase aq më tepër kur dihet se madje edhe vetë zyrtarët evropianë kanë deklaruar qartazi se liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë, madje as në vitin 2020. Edhe premtimi i z. Enver Hoxhaj, por edhe premtimet e bëra nga klasa e tashme e pushtetarëve, që po e bëjnë pa asnjë fije turpi, duke përmendur pandërprerë liberalizimin e vizave, që nuk po duken askund, nuk janë asgjë tjetër, por janë vetëm premtime boshe të radhës për mashtrimin e qytetarëve tanë, duke shpërqendruar frikën e qytetarëve për epilogun e bisedimeve me Serbinë“, është shprehur ai.

Bislimi: Deklarata qesharake të politikanëve

Politikologjia Liridona Bislimi, për gazetën “ Kosova Sot”, thotë se premtime për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës ka pasur prej vitesh nga politikanët e Kosovës, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. “E, derisa vitin e kaluar Kosova mori raport nga zyrtarët evropianë se liberalizmi nuk do të ndodhë para vitit 2020, deklaratat e politikanëve, si Enver Hoxhaj dhe zyrtarë të tjerë, flasin për heqje të vizave deri në fund të këtij viti, janë qesharake.

“Liberalizimi i vizave nuk mund të vijë tek njerëzit, të cilët janë përgjegjës për të bërat qoftë në aspektin ekonomik, qoftë në atë politik, edhe për krimin e organizuar e korrupsioni. Fajtor kryesor për mosliberalizmi të vizave është Qeveria aktuale dhe qeveritë e kaluara, gjithashtu përgjegjës për mungesën e lëvizjes së lirë për qytetarët janë vetë Qeveria, qoftë kjo aktuale, por edhe qeveritë e kaluara, kujtojmë para disa vjetëve, gjegjësisht 8 apo 10 vjet, Hashim Thaçi ka qenë kryeministër dhe ai në atë kohë pati thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejt, tash jemi 10 vjet pas, dhe qytetarët ende nuk lëvizin lirshëm.

Nga gjendja aktuale që e kanë sjellë këta politikanë ka pak shpresa të ndodhë liberalizimi i vizave, e aq më pak këtë vit, edhe pse konsiderohet se kjo është një e drejtë që e meritojnë qytetarët e Kosovës” , është shprehur ajo.

Qytetarët s’u besojnë më gënjeshtrave të politikanëve

Qytetari Reshat Salihu nga Prishtina, për gazetën “ Kosova Sot”, thotë se në asnjë mënyrë nuk beson në atë që thotë Enver Hoxhaj, se sivjet në verë do të ketë liberalizim të vizave, sepse të gjithë politikanët tanë me rend po e mashtrojnë popullin dhe po gënjejnë.”Klasa e tashme e pushtetarëve, përfshirë këtu edhe z. Enver Hoxhaj, po vazhdojnë me mashtrimin e qytetarëve tanë, mashtrim ky që siç dihet është nisur për më shumë se 10 vjet ndaj premtimeve të tyre të ketë për liberalizmi vizash nuk duhet besuar në asnjë mënyrë “, është shprehur ai.

Ndërsa, qytetari Bastri Peci, i cili tash e 32 vjet jeton në Perëndim, për gazetën “ Kosova Sot”, thotë se ajo që e thotë z. Enver Hoxhaj me premtimin se sivjet në verë pritet që të ketë liberalizim vizash për Kosovën është një gënjeshtër e tij e kulluar. “Por, jo vetëm e z. Hoxhaj, por për liberalizmin e vizave që e premtojnë politikanët e tashëm në pushtet janë mashtrime, prandaj premtimet e z. Hoxhaj janë një pafytyrësi e sojit të vet, sepse ai bashkë me shokët e tij, sikur të kishin dy gisht fytyrë e nder, ata do të iknin kaherë nga ato pozita dhe t’ua lironin vendin një klase të re politike.

Ndërkaq, nuk e di arsyen e gënjeshtrave të tyre për premtimet për liberalizim të vizave. Por, si po duket e tërë kjo po ndodh nga ndikimi i parasë që i zhvatin si pushtetarë. Unë kam jetuar dhe jetojë në Perëndim më shumë se 3 dekada dhe jam shumë i sigurt se me këta pushtetarë të tashëm nuk do të ketë liberalizim vizash. Madje, e them se nuk do të ketë liberalizim të vizave përderisa Serbia i arrin qëllimet e veta. Ngase janë po këta pushtetarët që i falën më shumë se 8 mijë hektarë tokë Malit të Zi, e falën Zhlebin,e falën Çakorrin, dhe prej tyre nuk pritet asgjë e mirë “, është shprehur ai.

(Kosova Sot)