United Hospital

Parulla naziste në xhaminë në ndërtim të shqiptarëve

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Në kantierin ku është duke u ndërtuar një qendër e besimtarëve myslimanë shqiptarë në Payerne të kantonit Vaud janë shkruar parulla neonaziste dhe kryqe të thyera, simbole të nazizmit.

“Ky është vetëm fillimi” mund të lexohet në njërën nga parullat ndërsa në tjetrën bëhet fjalë edhe për “Natën e kristaleve”, referim ky për aksionin nazist kundër hebrenjve në vitet 30 në Gjermani.

United Hospital

Kryetarja e komunës së Payerne-s, Christelle Luisier e ka dënuar ashpër këtë akt vandal. Ndërkohë pronarët e ndërtimit janë duke shqyrtuar mundësinë për të bërë kallëzim penal ndaj personave të panjohur. Edhe kryetarja e komunës i ka trimëruar ata për ta bërë këtë hap pasi që, ka thënë ajo, vandalizmi është veprim që gjykohet.

Qendra e besimtarëve myslimanë ishte planifikuar të hapet gjatë kësaj vere, shkruan gazeta “La Libertè”. Në kuadrin e saj është edhe një dhomë për lutje dhe ka vend për gjithsej rreth pesëdhjetë persona./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.