GRANDEMALL

Partitë të hapin dyert ose të shpallin falimentimin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sado që subjektet politike kosovare, në momente të ndryshme të zhvillimeve politike, bëjnë një lloj fushatë për gjoja gatishmërinë e hapjes dhe pranimit pa kushte në radhët e tyre të kuadrove të reja, ekspertëve të pavarur, akademikëve dhe intelektualëve të paangazhuar akoma në politikë, praktika e deritanishme e funksionimit të shumicës së partive tradicionale në skenën e Kosovës, sipas analistëve politikë po e dëshmon të kundërtën.

Është një vlerësim gjithëpërfshirës se të gjitha partitë politike në vend, janë familjarizuar aq shumë me klanet dhe klientelat e tyre të vjetra, saqë po rezistojnë aq shumë ndaj prurjeve të reja intelektuale, akademike dhe shtresave të ekspertizës, që do t’i bënin ato më të përgjegjshme në politikëbërje, prandaj si të tillë akoma spektri politik i Kosovës identifikohet me lidhje fisnore, lokalistë, klienteliste, krejtësisht të prapambetura.

Sipas analistëve, klientelizmi si fenomen brenda subjekteve politike, kryesisht shpërfaqet hapur dhe përforcohet në rastet e proceseve zgjedhore si brenda tyre, por edhe në proceset e tjera zgjedhore të nivelit lokal e qendrore, dhe si fenomen i tillë është vrastari numër një që po e mbyt meritokracinë si fuqizuesin kryesor të demokracisë.

FIDANISHTJA

Rezistenca ndaj ndryshimit

Analisti politik Nexhmedin Spahiu, këtë ngurtësi të partive politike e sheh si shenjë të papjekurisë së madhe të shoqërisë kosovare për të hyrë në ndryshime kapitale politike. “Problemi është se shoqëria jonë është shumë pak e prirë të ndryshojë. Kjo pamundëson qoftë formimin e partive të reja, qoftë rinovimin evolutiv të partive ekzistuese, të themi kushtimisht tradicionale. Kjo është pasojë e asaj që shumicën e shoqërisë sonë e përbëjnë individë frikacakë e të paditur, ku feja është ngulitur vetëm në sipërfaqe, por jo edhe në brendi të shpirtit të tyre. Ekzistenca e ekstremizmit fetar e dëshmon këtë. Aty ku feja nuk është tamam ka ekstremizëm, ka politizim të fesë. Aty ku vërshojnë diplomat, dija zhvlerësohet. Krejt këto janë faktorë që shoqëria kosovare është fare pak e prirë për ndryshim”,tha analisti Spahiu për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.