ARKATANA

Partitë politike në ‘luftë’ për koalicion me AKR-në

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Derisa Aleanca Kosova e Re (AKR), po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme, brenda saj ka mendime të ndryshme se me kë duhet të lidhet koalicioni parazgjedhor. Partia e Pacollit, po kërkohet me ngulm nga partitë opozitare dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), që të jetë pjesë e koalicioneve parazgjedhor

Burime të Telegrafit mësojnë se koalicioni komunal në mes AKR-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje (VV), në komunën e Mitrovicës, dhe shpallja e Agim Bahtirit si kandidat i përbashkët – në mes këtyre dy partive – për zgjedhjet e ardhshme lokale, si duket është duke e ndikuar edhe koalicionin në nivelin qendror.

Por, i njëjti propozim sipas këtyre burimeve nuk po konfirmohet nga shefi i partisë, Behgjet Pacolli, i cili ka marrë ofertë për koalicion parazgjedhor nga partia e Mustafës.

Disa muaj më herët shefi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, kishte thënë se janë duke biseduar më partinë e Pacollit, që ta bëjnë një bosht opozitar, përmes të cilit do të mund t’i fitonin zgjedhjet.

ARKATANA

Por, nga ajo kohë e deri më tash nuk ka pasur asgjë konkrete në krijimin e një parneriteti në mes AKR-së dhe AAK-së.

Ndryshe, AKR dhe VV, përveç Mitrovicës, koalicionin në nivelin komunal, e kanë edhe në Komunën e Prishtinës, ku partia e Pacollit drejton dy prej drejtorive të Komunës së Prishtinës.

Pacolli, në një prononcim për media të para disa ditëve ka thënë se ai nuk do ta mohonte mundësinë që të jetë kandidat për të parin e kryeqytetit, gjë për të cilën ka thënë se do t’i pëlqente si ide. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.