GRANDEMALL

Partitë politike e garantojnë Jahjagën deri në 2016

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Partitë politike duket se i kanë marrë shumë seriozisht këshillat e ambasadores amerikane, Trejsi Xhejkobson, që çështja e presidentit të vendit të mos bëhet pjesë e kalkulimeve politike për zgjedhjet parlamentare. Por njohës të proceseve politike thonë se marrë parasysh sistemin politik në vend, atëherë çështja e presidentit mund të bëhet pjesë e diskutimeve pas përfundimit të zgjedhjeve.

Edhe pse u zhvillua debat mes aktorëve politikë në vend për postin e presidentit që mbahet nga Atifete Jahjaga, duket se kjo e fundit do të qëndrojë në post deri në fund të mandatit në vitin 2016. Përfaqësuesit e partive politike, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së thonë për RTK-në se nuk do t’i nxjerrin telashe presidentes Atifete Jahjaga që ta çojë mandatin deri në fund.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Behar Selimi, thotë se mandati i presidentit të Kosovës është i rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe ky mandat sipas tij përfundon në vitin 2016.

Ndërsa partia e cila muaj më parë ishte më e zëshmja për ndërprerjen e mandatit të presidentes Jahjaga, Lidhja Demokratike e Kosovës, vlerëson se nuk kanë arsye për ta kërkuar ndërprerjen e mandatit të presidentes.

Hidromorava

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, tha për RTK-në se mandati i presidentit nuk mund të ndërpritet para vitit 2016 përveç nëse ndodhin shkelje të kushtetutës së Kosovës.

E Lëvizjen Vetëvendosje thonë se çdo gjë është e mundshme për partitë politike ne vend të cilat me çdo kusht kanë synim pushtetin e jo përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

Por, nga këndi analitik mandati i presidentit në Kosovë, nuk mundë të ndërpritet ligjërisht deri në vitin 2016. Njohësi i rrethanave politike ne vend, Adnan Merovci, thotë se pavarësisht deklarimeve posti i presidentit në Kosovë, është i negocimeshëm në mes të partive të mëdha në vend e te cilat synojnë të bëjnë koalicione pas zgjedhore.

Ditë më parë ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Jackobson, ka porositur liderët e partive politike ne Kosovë, që mos të llogarisin pozitën e Atifete Jahjagës, kur të diskutojnë për koalicione. Megjithatë mbetët të shihet deri pas përfundimit të zgjedhjeve nacionale të paralajmëruara për tu mbajtur në pjesën e parë të këtij viti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.