UBT

Partitë parlamentare kërkojnë datën e zgjedhjeve, Thaçit s’i ngutet

/ 2 minuta lexim
HW

Është bërë gati një javë prejse kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit, por presidenti Hashim Thaçi ende nuk ka thirrur në takim partitë politike ose koalicionin qeverisës për të diskutuar rreth mandatimit të një kandidati të ri për kryeministër, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Këtë i pari i shtetit obligohet ta bëjë sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ndonëse ekziston një opsion i tillë, që të formohet Qeveria pa shkuar në zgjedhje, të gjitha partitë politike, duke përfshirë edhe ato të koalicionit qeverisës, po kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

Por meqë presidenti ende nuk ka ndërmarrë ndonjë hap në këtë drejtim, opozita ka paralajmëruar seancë të jashtëzakonshme për vetëshpërbërje të Kuvendit, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

HW

Një gjë e tillë, siç kanë bërë të ditur përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, do të ndodhë gjatë javës së ardhshme, në rast se gjatë kësaj jave nuk ka ndonjë veprim konkret nga kreu i shtetit.

Gazeta “Zëri” ka dërguar pyetje në Zyrën e presidentit lidhur me zhvillimet e fundit, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje se kur do të nisin konsultimet me partitë politike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.