Eko Higjiena

Partitë, pa vullnet për ta bërë reformën zgjedhore

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Subjekteve politike po u mungon vullneti për ta finalizuar reformën zgjedhore, e cila është nisur tetë vjet më parë. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët theksojnë se me legjislacionin në fuqi partitë kanë më shumë gjasa të manipulojnë me procesin zgjedhor, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Po bëhen 20 vite prejse Kosova organizon zgjedhje nacionale e komunale. Që prej atëherë proceset zgjedhore çdoherë janë përcjellë me telashe nga më të ndryshmet.

Për t’i evituar ato shteti i Kosovës në vitin 2011 e kishte iniciuar krijimin e një reforme zgjedhore, e cila tash e tetë vjet ka mbetur pa u përmbyllur.

ARKATANA

Mungesa e reformës zgjedhore vazhdon të shkaktojë mangësi nëpër listat votuese, mungesë të zonave zgjedhore, afate kohore të tejzgjatura, rezultate të manipuluara e të tjera, shkruan më tutje “Zëri”.

Mirëpo njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se përmbyllja e kësaj reforme do të bëhet atëherë kur subjektet politike do të kenë vullnet politik, i cili u ka munguar deri tash.

Duke e nënvizuar rëndësinë për një reformë të tillë, analistët theksojnë se Qeveria, por edhe legjislatura e ardhshme duhet ta ketë prioritet finalizimin e saj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.