UBT

Partitë kosovare, si pashallëqe të oligarkëve

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Demokracia në udhëkryq, shteti në rrezik.Kosovës i duhen politikanë të kalibrit të Margarita Kadriut dhe të Ben Blushit

“Është e vërtetë që partitë politike në Kosovë nuk kanë politikan si Ben Blushi, sepse nuk duan që ta rrezikojnë veten dhe pozitat e tyre. Ben Blushi ka edhe fuqinë politike, ngase ata që e votuan e votuan si një intelektual që ka synime të luftojë dukuritë negative dhe përmirësimin e mirëqenies sociale, dhe për çdo veprim të vetin mban përgjegjësi. Republika e Kosovës ka nevojë për një politikane me karizëm si Margarita Kadriu…”, thotë Islam Krasniqi për “Kosova Sot”

Zhvillimi i demokracisë së brendshme partiake, dhe artikulimi i fjalës ose qëndrimit të lirë, ndryshe nga ato që mendon lideri i partisë, mbetet një nga pikat më të dobëta të funksionimit të partive politike shqiptare pothuajse në të gjitha shtetet në Ballkan, ku shqiptarët zhvillojnë jetë parlamentare, qoftë në pozitë apo në opozitë, si në Kosovë, në Shqipëri, në Mal të Zi e në Maqedoni. Në të gjitha këto vende, në të cilat ku më shumë e ku më pak shqiptarët janë bartës të jetës politike dhe pushtetit, zërat alternativë të mospranimit të liderit autoritar, denoncues të qeverisjes së keqe, zakonisht mungojnë. Analistët politikë thonë se brenda subjekteve politike janë të pakët apo të numëruar në gishta deputetët me një personalitet të guximshëm, si është rasti karakteristik i deputetit Ben Blushi në Shqipëri ose ai i deputetes Margarita Kadriu në Kuvendin e Republikës së Kosovës, që sfidojnë pa dorëza oligarkët e korruptuar të partive politike përmes të cilave kanë kandiduar në zgjedhje dhe kanë fituar besimin qytetar. Kryesisht, partitë kosovare, pa zëra të guximshëm kritikë dhe denoncues të qeverisjes së keqe, funksionojnë nën hijen e tutorizmit të liderit dhe janë vetëm kukulla servile, sahanlëpirëse të gjellëve të pista të liderëve të tyre, të cilët nuk guxojnë të flasin e lëre më të lëvizin pa lejet e shefave.

Fundamenti

Nëntoka e frikësuar nga denoncimi publik

Për ta ruajtur këtë lloj “pushteti”, që mbyt demokracinë e brendshme dhe përpjekjet për funksionalizimin e shtetit ligjor nga cilido individ, rrjetet kriminale brendapartiake zgjedhin momentin e parë që një personalitet me karakter të fortë të paraqitet në partitë e mëdha kosovare, siç kemi pasur të tilla raste të aderimeve pak para zgjedhjeve të fundit, kur prej figurave të tilla dhe deklaratave të tyre u dridhen mafio- politikanët dhe menjëherë të tillëve, si rasti i deputetes Kadriu, ua aktivizojnë edhe portalet dhe mediet e nëntokës, për të shpifur çdo gjë e gjithçka inekzistente për ta, vetëm duke ditur se si pjesë të kapjes së shtetit nga kjo oligarki kriminale, të kapur e kanë edhe Prokurorinë edhe gjyqësorin që anojnë në krahun e mafio-politikës. Sipas analistëve, liderët dhe politikanët e lidhur me nëntokën frikësohen shumë nga denoncimet e hapura pa dorëza nga personalitetet e tilla, prandaj janë të padëshirueshëm nëpër partitë politike ku rrjetëzohet krimi i organizuar dhe korrupsioni, prandaj nuk zgjidhen mjete dhe metoda për t’i sulmuar zërat e tillë te shëndoshë,të fuqishëm dhe plotësisht të guximshëm./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.