ARKATANA

Partitë kosovare rrëshqasin në totalitarizëm

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Edhe pse Kosova po bën gati dy dekada të funksionimit si shoqëri e re, shtet pluralist dhe demokratik, njohësit e rrethanave aktuale politike, analistë të kësaj fushe, vlerësojnë se niveli i zhvillimit të demokracisë politike kosovare është në një shkallë jashtëzakonisht të ulët, ngase zhvillimi i demokracisë brendapartiake po mbahet peng nga liderët politikë tepër autoritarë, që luajnë rolin e arbitrit të ashpër në parti politike.

Mungon demokracia e brendshme, shkruan gazeta Kosova Sot.

Edhe pse Kosova po bën gati dy dekada të funksionimit si shoqëri e re, shtet pluralist dhe demokratik, njohësit e rrethanave aktuale politike, analistë të kësaj fushe, vlerësojnë se niveli i zhvillimit të demokracisë politike kosovare është në një shkallë jashtëzakonisht të ulët, ngase zhvillimi i demokracisë brendapartiake po mbahet peng nga liderët politikë tepër autoritarë, që luajnë rolin e arbitrit të ashpër në parti politike.

Kjo sjellje e tyre si mbretër po bën që partitë politike të rrëshqasin drejt grupeve të organizuara diktatoriale, ku zërat ndryshe lihen anash, duke u izoluar nga grupet e interesit apo thënë thjesht sikur ndiqen nga rivalët e tyre të brendshme të klanit politik.

Analisti politik, Hidajet Ahmeti vlerë- son se në Kosovë, demokracia brendapartiake është vetëm brenda gjuhës dhe retorikës boshe të zyrtarëve partiakë. “Të mendosh ndryshe apo të kritikosh në kuptimin pozitiv brenda partisë linçohesh, etiketohesh, fyhesh apo edhe largohesh politikisht. Zëri i liderit, qoftë lokal apo qendror, është zëri dogmatik, zëri profetik i proceseve ndërtuese të subjektit politik apo edhe koncepti i paluhatshëm i ndërtimit të shtetit. Nënshtrimi ndaj frymës së liderit partiak dhe njëanshmëria e mendimit brendapartiak, që domosdo përkthehet në vrasje të demokracisë, e cila, përveçqë prodhon diktaturë brendapartiake, ka efekte edhe efekte negative në konceptimin e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies qytetare, pikërisht nga mungesa e diversitetit të mendimeve”, tha analisti Ahmeti.

ARKATANA

Kuvendet zgjedhore, sa për sy e faqe

Sipas njohësit të zhvillimeve politike në vend Florim Zeqa, katandisja e vlerave demokratike brenda subjekteve politike kosovare është në përmasat më shqetësuese në këto 18 vjetët e fundit, ku zërat ndryshe, përveçse kundërshtohen, persekutohen, izolohen dhe anashkalohen nga grupet e interesit dhe grupet rivale brenda të njëjtit subjekt politik.

Sipas tij, kjo situatë na kujton kohën e diktaturës, kur kundërshtarët politikë luftoheshin përmes të ashtuquajturës “lufta e klasave”, duke i trajtuar zërat ndryshe jo si mendim alternativ, por si armiq të brendshëm të partisë. “Tani, centralizimi i pushtetit brenda subjekteve politike i ka shndërruar liderët partiakë në diktatorë, të cilët ushtrojnë monopolin mbi të gjitha strukturat e partisë, duke i përdorur ekstremistët partiakë si vegla kundër zërave kritikë, dhe jo vetëm kaq, të njëjtët i përdorin edhe kundër gazetarëve që marrin guximin t’ua shpërfaqin prapësitë në maskaradat mashtruese zgjedhore partiake”, theksoi ai. “Partitë politike, kuvendet zgjedhore i mbajnë sa për sy e faqe. Ngase, në vazhdimësi po ndodh ngufatja e demokracisë së brendshme. Kjo liderëve partiakë ua lehtëson vazhdimin e sundimit dhe monopoleve në parti. Zakonisht rizgjedhja e kryetarëve në partitë tona politike bëhet jo përmes një procesi të rregullt zgjedhor, por me aklamacion dhe pa asnjë kundërkandidat. Një logjikë dhe praktikë e tillë, është tepër e dëmshme për proceset demokratike”, tha Florim Zeqa për “Kosova Sot”.

Ai ka shtuar po ashtu se mospërfillja e kriterit të meritokracisë, si parim bazë i demokracisë në kuvendet zgjedhore partiake, ka stopuar reformat brenda partive politike, duke forcuar autokracinë dhe totalitarizmin partiak.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.