Mobi Casa

Partitë kosovare nuk janë demokratike, liderët s’kanë vullnet për ndryshime

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Kadri Veseli është zgjedhur sot kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Pa asnjë kundërkandidat. Pa asnjë votë kundër. Zgjedhja e tij në këtë mënyrë ka ngritur dilema nëse ajo mund të cilësohet si vërtet demokratike dhe – për më shumë – a mund të cilësohen partitë politike në Kosovë si poseduese të vlerave demokratike.

Analistët kosovarë, Belul Beqaj dhe Bekim Baliqi, konsiderojnë se në vendin tonë mungon fryma demokratike brendapartiake.

Bekim Baliqi, ligjërues universitar, ka deklaruar për KlanKosova.tv se organizimi partiak është ndërtuar përreth liderit, kësisoj duke e humbur rolin përfaqësues të interesave të qytetarëve që do të duhej t ketë një parti politike.

“Partitë politike kanë qenë më shumë të organizuara si lëvizje rreth një lideri me qëllimin kryesor për ta zgjidhur çështjen e statusit politik të Kosovës, sesa si subjekte të vërteta politike që përfaqësojnë shtresa të caktuara shoqërore, ideologji dhe interesa të caktuara”.

“Kjo kulturë politike brenda partive, për fat të keq, vazhdon të ekzistojë ende ku lideri dhe lidershipi i ngushtë nuk japin përgjegjësi, apo llogari, anëtarësisë dhe elektoratit. Prandaj, konsideroj se me disa përjashtime, pjesa e konsiderueshme e lidershipit aktual politik në vend është e konsumuar dhe jo e duhur”.

Ndërsa Belul Beqaj, ligjërues dhe analist politik, KlanKosova.tv lidershipin aktual e cilëson si autoritar, të dalë nga një sistem monist, i cili të njëjtat vlera i bart edhe sot.

“Lidershipi aktual kryesisht i ka tiparet e lidershipit autoritar”.

“Këtë e vërtetojnë hulumtimet e pasluftës, por situata nuk ka ndryshuar përmbajtësisht edhe pas pesëmbëdhjetë viteve. Prandaj, ne kemi të bëjmë në njërën anë me lidershipin autoritar, kurse në anën tjetër kemi të bëjmë me lidershipin që i ka tiparet e mentalitetin autokratik për shkak të së kaluarës së tyre ideologjike (nga lëvizjet ilegale ose Lidhja Komuniste), me përjashtime të vogla që nuk e përmirësojnë dukshëm imazhin e përgjithshëm të lidershipit politik”.

Duke marrë parasysh ndërtimin dhe organizimin e partive politike, në varësi të një lideri apo lidershipit të ngushtë partiak, ka mungesë të ideologjive të definuara dhe programeve politike.

Beqaj vlerëson se konkurrenca e mirëfilltë po cilësohet si armiqësi.

“Defekti kryesor i shoqërisë kosovare në tranzicion qëndron në faktin se qytetarët e kanë lidhur fatin e suksesit me krijimin e raportit me liderët autoritarë, e jo me programe apo bindje”.

“Lideri me inercion ngritet mbi ligjin dhe shtetin. Ndërsa konkurrenca e mirëfilltë nënkuptohet si armiqësi, e jo si vlerë komplementare që motivon shoqërinë drejt zhvillimit”.

Hidromorava

Ndërsa Baliqi e ndërlidh mungesën e frymës demokratike brendapartiake edhe me mungesën e monitorimit të proceseve zgjedhore.

“Deri më tani, përvoja dhe analizat e bëra na kanë dëshmuar se zgjedhjet brendapartiake nuk kanë qenë tërësisht në frymën demokratike. Kryetarët janë zgjedhur pa ndonjë kundërkandidat dhe shumica e kryesive të zgjedhura këtë e kanë bërë në saje të lidhjes me kryetarin e jo me anëtarësinë. Gjithashtu, fakt tjetër është që monitorimi i këtyre zgjedhjeve ka munguar dhe se në disa raste janë konstatuar shkeljet statusore”.

Beqaj nuk ka pritje të mëdha për ndryshime substanciale tek lidershipi, strukturat organizative dhe shoqëria kosovare si tërësi.

“Mendova se kryetari i ardhshëm i PDK-së nuk do ta imitojë ish kryetarin e partisë. Ai ka shpalosur platformën e vet nëpër degë, pa pasur asnjë konkurrent në garë. Kjo do të thotë se do të kemi skenarë partiakë të cilët i kemi parë deri më tash. Por, edhe kandidimi sa për të kandiduar është simulim i panevojshëm”.

Beqaj vë në dyshim vlerat mbi të cilat janë ndërtuar partitë politike, përderisa mungesën e demokratizimit të shoqërisë kosovare e cilëson si derivat të mungesës së demokracisë brenda subjekteve politike.

“Fundja, nëse një parti serioze, siç pretendon të jetë PDK-ja, nuk i ka disa kuadro me vlera konkurruese pyetje e madhe është se në çfarë vlera është ndërtuar ajo parti. Ndryshime në struktura ka bërë edhe Hashim Thaçi, por ai e ka hapur partinë me qëllim për ta përforcuar autoritetin e vet e jo për ta demokratizuar partinë”.

“Nëse këtë e bën edhe lideri i PDK-së, apo ai i NISMA-s, atëherë s’do të kemi ndryshime kualitative në shoqëri. Në mungesë të demokracisë së brendshme nuk mund të presim demokratizimin e shoqërisë, ngase sita e parë e demokracisë fillon brenda partisë”.

Pritshmëri të ngjashme sa i përket ndryshimeve organizative e vendimmarrëse tek partitë ka edhe Baliqi.

Njëkohësisht, ai bën krahasimin në mes të organizimeve zgjedhore në Kosovë me garën për nominimet presidenciale në Amerikë.

“Duke marrë parasysh zhvillimet e deritashme dhe mendësinë politike të strukturave partiake nuk pres ndryshime të mëdha dhe substanciale në asnjërën nga këto parti”.

“Nuk ekziston debati i brendshëm, nuk janë ofruar programet dhe kandidatët, si dhe nuk po shihet ndonjë vullnet politik që të ndryshojë ndonjë gjë”.

“Shikoni në SHBA se çfarë gare dhe çfarë debati bëhet mes kandidatëve për nominim për President nga partitë dhe krahasoni se me çfarë lehtësie dhe në çfarë mënyre bëhen ‘ndryshimet’ në partitë politike në Kosovë. Është për keqardhje sesi partitë tona janë aq të mbyllura dhe jodemokratike”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.