HW

Partitë e vogla kërkojnë zgjedhje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Edhe drejtuesit e partive joparlamentare po kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Haradinaj para më shumë se dhjetë ditësh është dorëhequr menjëherë pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale, përderisa presidenti Hashim Thaçi për këtë javë ka paralajmëruar se do t’i nisë konsultimet me drejtuesit e subjekteve politike, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK) në zgjedhjet e fundit parlamentare kishte koalicion parazgjedhor me koalicionin PAN (PDK – AAK – Nisma), por gati dy vjet pas zgjedhjeve ata shprehen të zhgënjyer me ta.

Eco Higjiena

Emanuel Demaj, nga PSHDK-ja, ka thënë për “Zërin” se janë të zhgënjyer nga koalicioni PAN, pasi marrëveshja e lidhur me PDK-në nuk ishte zbatuar fare nga ata. Ai ka kundërshtuar krijimin e një qeverie teknike në vend, derisa ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Si Parti Demokristiane kemi mbajtur një mbledhje të kryesisë dhe kemi diskutuar për situatën aktuale dhe qëndrimi i partisë sonë është që vendi të shkojë në zgjedhje pas kësaj situate ose të pritet ndonjë kërkesë nga miqtë tanë ndërkombëtarë, ndonjë sugjerim nga ta se çfarë duhet të veprojmë. Mendimi i shumicës së partisë është që vendi të shkojë në zgjedhje, pavarësisht situatave të cilat priten të krijohen, sepse një qeveri teknike nuk mendoj se do të zgjidhte diçka përpos që do t’i zvarriste proceset dhe do ta bllokojë shtetin e Kosovës”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.