Eko Higjiena

Partitë e kanë të domosdoshëm reformimin e brendshëm

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Pakënaqësitë shprehura haptazi kohëve të fundit nga ana e disa eksponentëve politik në raport me subjektet e tyre politike, analistët kosovar i shohin si sinjal se partitë politike kanë nevojë imediate për ndryshime thelbësore si në planprogram, po ashtu edhe freskimin e partive me kuadro të reja.

Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol, tha për Telegrafin se nuk beson që partitë politike në Kosovë qysh nga themelimi i tyre kanë funksionuar si parti të mirëfillta, për këtë arsye, sipas tij nuk mund të kërkohet reformim i partive.

Ai shprehet se partitë politike në Kosovë janë themeluar dhe kanë funksionuar në rrethana dhe situata të ndërlikuara.

“Në situata të tilla, nuk besoj që është diskutuar shumë për orientimet dhe misionet e partive, por më shumë në punët që duhet të kryhen nga ato. Pra, thjesht reformimi, nuk do të duhej të jetë ligjërimi dhe kërkesa e shoqërisë karshi tyre. Këtë e them duke i parë nga jashtë zhvillimet në këto parti. Mirëpo, kjo nuk do të thotë që njerëz të fuqishëm në këto parti të mos kërkojnë ndryshime brenda partisë. Dikush nga ta i kërkon ndryshmet për shkak të realizimit të ambicieve të tij, dikush mendon që mund t’i sjell skenës politike një politikëbërje tjetër, e besa dikush e bënë këtë vetëm sa për të thënë që, partia jonë, kemi demokraci të brendshme”, ka thënë Zogaj për Telegrafin.

Ai ka theksuar se pakënaqësitë e disa eksponentëve të rëndësishëm të partive politike, me partitë e tyre, kanë dal në pah më shumë kohëve të fundit, “ku vërehet qartë që i gjithë diskutimi sillet rreth ndonjë personi ambicioz e kapricioz brenda partive, por jo e ndonjë politikani vizionar, që tenton, përmes partisë të sjell qeverisje më të mirë në vend”.

“Prandaj, kërkesat e tilla nuk i shoh si kërkesa për reformë të partive, por kërkesa për rehabilitim të figurave të caktuara. E kjo më së paku i duhet skenës politike kosovare. Partitë politike duhet që së pari që me statutet e tyre të rregullojnë çështjen e fraksioneve të cilat i kanë brenda. Me këtë jepet mundësia që njerëzit të cilët janë brenda partisë ta kenë më të lehtë që të kundërshtojnë strukturat udhëheqëse dhe të mos kenë pasoja”, tha Zogaj.

Eco Higjiena

Sipas tij, partitë politike njëherë e mirë duhet të qartësojnë pozicionet e tyre ideologjike. Ai tha se ka parti që dikur u prezantonin si të majta, ndërsa tash thonë që janë të djathta.

“Kemi parti politike që thirren të djathta, ndërsa politikat qeverisëse i kanë të majta. Kemi parti politike që deklarohet të qendrës së majtë, ndërsa që si retorik, por edhe si planprogram qeverisës kanë krejtësisht politika të djathta. Pra me këtë, fillimisht këto parti politike duhet të deklarohen se çfarë shtresa shoqërore përfaqësojnë dhe se çfarë politika publike do të mbronin”, ka deklaruar Zogaj.

Shqipe Pantina nga Qendra për Politika dhe Avokim, theksoi për Telegrafin se partitë politike gjithsesi kanë nevojë për reformim, e sidomos tani kur elektorati është treguar me i zgjuar, pas zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.

Sipas saj, fillimisht brenda partive, duhet të zhvillohet një demokraci e brendshme, ku zgjedhjet brenda subjektit politik janë të drejta, me diskutime të mirëfillta mbi çështje të ndryshme.

“Po ashtu, partitë duhet të hartojnë programe të qarta në bazë të të cilave mund të rreshtohen ka blloku i djathtë apo i majtë, e jo të mbesin me një deklarim apo përafrim me partitë tjera në rajon. Partitë duhet të freskohen vazhdimisht me kuadro të reja, por, po ashtu duhet të punojnë edhe në programet dhe platformat e tyre zgjedhore e politike. Ato duhet të garojnë si me programe të mira zgjedhore po ashtu edhe me njerëz të aftë dhe të përgatitur profesionalisht që do të mund t’i zbatonin programe”, ka thënë Pantina për Telegrafin. /Telegrafi/