Partia e Drejtësisë shkurorëzohet nga LDK-ja
Gjilan – Kryesia e Partisë së Drejtësisë dega në Gjilan, në mbledhjen e saj të mbajtur dhe analizës së bërë, konstatoi se bashkëqeverisja ndërmjet Partisë së Drejtësisë dega në Gjilan dhe Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Gjilan, nuk përkon me realitetin e krijuar, dhe si dy subjekte politike nuk ndajnë përgjegjësisë dhe obligimet, prandaj marrim këtë vendim që Kryesia e Partisë së Drejtësisë dega në Gjilan, shkëputë marrëveshjen për bashkëqeverisje ndërmjet Partia e Drejtësisë dega në Gjilan dhe Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Gjilan, bazuar në këto pika.
1. Mospërmbushja e obligimeve (LDK) dega në Gjilan si subjekt politik, karshi subjektit tjetër politik (PD) dega në Gjilan në bashkëqeverisje, edhe pas kërkesës së saj zyrtare nga ana e PD-së, në përputhje me realitetin e krijuar.
2. Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, nuk e sheh të arsyeshme të jetë mbështetës i LDK-së dega në Gjilan, pa patur mundësinë e veprimit.
Kryesia e Partisë së Drejtësisë dega në Gjilan, falënderon degën e LDK-së në Gjilan, Kryetarin Haziri dhe gjithë ata që kanë bashkëpunuar me PD-në.
Do të jemi zë i fuqishëm në të mirë të qytetarëve, zë kritik dhe zëri i arsyes duke mos hezituar të jemi mbështetës i gjitha proceseve pozitive të vendit tonë.
Gjithashtu, ne jemi të gatshëm për bashkëpunim, të hapur për dialog duke shikuar gjithmonë interesat e qytetarëve të Komunës së Gjilanit thuhet në njoftimin e Kryetarit të Partisë së Drejtësisë dega në Gjilan, Skender Berisha./rajonipress/


