UBT

Partia e Drejtësisë kërkon nga Institucionet qendrore që Autostrada Gjilan – Prishtinë të jetë e gatshme për qarkullim këtë vit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Gjilanasit dhe jo vetëm, edhe më tutje do të vazhdojnë të udhëtojnë në rrugët më të dëmtuara dhe më të rrezikshme në Kosovë. Sipas ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, Autostrada Gjilan-Prishtinë as këtë vit nuk do të përfundojë. E papranueshme dhe i papërgjegjshëm ky vendim thuhet në reagimin e Partisë së Drejtësisë dega në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Qytetarët e Komunës së Gjilanit dhe në përgjithësi Anamorava, u besuan premtimeve të qeverisë, që autostrada do të bëhet shpejt, duke i dhënë mbështetje me votë, por ky premtim për t’u mbajtur kërkon guxim, maturi dhe transparencë.

Partia e Drejtësisë dega në Gjilan e indinjuar me këtë ngecje të Qeverisë, kërkon që angazhimit rreth Autostradës t’i dilet në krye, të përshpejtojë punimet dhe ajo të përfundojë këtë vit.

FIDANISHTJA

Arsyetimet janë të panevojshme, nuk mund të thuhet se rritja ekonomike është duke përcjellë zhvillimet në të gjitha sferat, e në anën tjetër të stopon rrugët që shtyjnë përpara po këto zhvillime.

Autostrada duhet të përfundojë dhe nuk duhet të ketë diskriminim bazuar në teket e askujt.

Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu i kërkohet përkushtim maksimal që Autostrada Gjilan-Prishtinë të jetë prioritet i tij, por edhe i qeverisë së Kosovës, dhe kjo rrugë të përfundojë sa më parë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.