Uji Dea

Partia Demokratike një model i mirë i qeverisjes lokale

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Partia Demokratike, pas zgjedhjeve të 6 majit 2012, për pushtet lokal, në Komunën e Bujanocit, arriti të siguroj për mandatin katërvjeçarë, jo vetëm ekzekutivin, por edhe legjislativin.

Kjo ngjet rrallë në skenën tonë politike, që një subjekt i vetëm politik të drejtoj dy organet më të larta të pushtetit vendor.

Në të kaluarën, kur një parti politike drejtonte ekzekutivin e tjetra legjislativin, për shkak dallimeve partiake, shpesh ndodhte të bllokoheshin proceset politike dhe si rezultat pasonte mosefikasiteti i qeverisjes lokale.

Për Partinë Demokratike, kjo nuk paraqet ndonjë pengesë, ngase e njëjta udhëheq me këto dy institucione, të cilat do kurorëzohen me suksese, duke qenë më afër qytetarëve, më afër zgjidhjes së problemeve të tyre jetike.

Kjo ka bërë që akoma pa u mbushur një muaj PD ta freskoj administratën komunale me struktura të reja politike si dhe t’i ndërroj këshillat drejtuese dhe mbikëqyrëse të ndërmarrjeve publike.

Fundamenti

Jo vetëm të bëjë ndryshime në strukturat udhëheqëse, por edhe të vë një rregull pune sipas orarit me kapacitet të plotë të punës si dhe duke respektuar të gjitha normat për një qeverisje të suksesshme dhe efektive të administratës komunale.

Njeriu i parë i kësaj komune Mr. Nagip Arifi, gjatë konstituimit të parlamentit të ri lokal, pat deklaruar se: “Sot është një ditë e madhe, sepse qytetarët vendosën kështu dhe këshilltarët e bënë vetëm kurorëzimin. Unë do të jem kryetar i gjithë qytetarëve të saj dhe do të punojmë për të mirën e tyre”.

Mr. Nagip Arifi, ishte i pari në zgjedhjet e para demokratike paskonfliktuoze, vazhdoi të jetë i pari edhe gjatë zgjedhjeve të dyta, kështu vazhdon të jetë i pari edhe në zgjedhjet e fundit, duke treguar suksese në fushën e qeverisjes lokale.

Arifi, është i sigurt se në rrugën e qeverisjes lokale do t’i bashkohen edhe këshilltarët e tjerë të subjekteve politike, të cilat për shkak inateve, xhelozisë dhe smirës, nuk i bashkohen PD për ta qeverisur vendin.

Zgjerimi i koalicionit qeverisës me këshilltarë dhe kuadro profesionale do të jetë një impuls i ri për udhëheqjen e re komunale, do të jetë një mbështetje serioze e kreut prijës të kësaj komune, për zgjedhjen e shumë problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët e saj.
Me këto angazhime të përbashkëta s’ka se si të mas ta kemi një Bujanoc, ndryshe, një komunë shembull edhe për komunat e tjera, për të mirë dhe suksese. /Tërnoci PRESS/