Hidromorava

Parteshi e Kllokoti e pritën me ngrohtësi presidenten

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, ka vizituar të enjten dy komunat e reja me shumicë serbe, Parteshin dhe Kllokotin.

Presidentja Jahjaga në komunën e Parteshit u prit nga kryetari i saj, Nenad Cvetkovic dhe një numër i qytetarëve të kësaj komune, me të cilët bisedoi për zhvillimet në këtë komunë, problemet dhe sfidat e saj, si dhe për arritjet e deritashme që prej krijimit të saj.

Kryetari i Parteshit, Cvetkovic e njoftoi Presidenten Jahjaga me aktualitetet në komunë dhe me nevojat e qytetarëve të saj dhe theksoi se zhvillimi i komunës së re të Parteshit do të jetë edhe një sukses i përbashkët në Kosovë.

Presidentja Jahjaga theksoi se vizita e saj në këtë komunë po bëhet për t’u njoftuar më për së afërmi me të gjtiha kerkësat dhe nevojat e qytetarëve të saj dhe për të ofruar përkrahje për zhvillim e përgjithshëm të saj. Ajo tha se Komuna e Parteshit, sikurse edhe ajo e Kllokotit, janë një rrëfim i suksesshëm në realizimin e të drejtave të qytetarëve, në nivel të komune.

Mobi Casa

Presidentja Jahjaga tha se republika e Kosovës është shtet qytetar ku të gjithë njerëzit i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre pamarre parasysh numrin përkatësinë etnike e fetare. Ajo i inkurajoi qytetarët serbë të Kosovës, përmes qeverisjes të nivelit komunal që të marrin përgjegjësitë për realizimin e të drejtave të tyre kolektive, kombëtare në arsim, në shëndetësi, kulturë duke u bërë bartës të zhvillimit dhe të përparimit ekonomik e të përgjithshëm. “Vizioni ynë i përbashkët është integrimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha Jahjaga.

Presidentja Jahjaga e vizitoi edhe komunën e Kllokotit, ku u prit nga kryetari Sasa Mirkovic, dhe udhëheqësit e tjerë të komunës. Ajo u prit ngrohtë nga qytetarë të shumtë të kësaj komune, të banuar me popullatë të përzier.

Kryetari i komunës së Kllokotit, Mirkovic, duke e vlerësuar si të rëndësishme vizitën e presidentes dhe të zvkryeministrit Petrovic, e njoftoi Jahjagën me të arriturat e kësaj komune, me përmirësimin e kushteve të jetesës, e në veçanti të infrastrukturës si dhe me investimet që janë bërë në këtë komunë. Ai tha se është e nevojshme një mbështetje më e madhe edhe e institucioneve qendrore në Prishtinë.

Presidentja Jahjaga tha se vizita e saj në Kllokot bëhet me qëllim të njoftimit me të arriturat dhe me nevojat e kësaj komune dhe çka duhet bërë, veçanërisht në gjetjen e zgjidhjeve institucionale për përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve në këtë Komunë, por edhe në Komunat e tjera të Kosovës. /Telegrafi/