UBT

Parlamenti kosovar në koma, Kushtetuesja në rol të defibrilatorit!

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Fadil Maloku – Një vendim reaktiv, jo parandalues. Ky vendim më shumë dëshmon për natyrën reaktive të sistemit tonë juridik, i cili funksionon vetëm kur shpërthen kriza, por jo edhe për ta parandaluar atë në kohë. Nuk kemi të bëjmë me një sistem që ofron zgjidhje paraprake, por me një mekanizëm që reagon post-faktum.

  1. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili e obligon Kuvendin të konstituohet brenda 30 ditësh pas certifikimit të zgjedhjeve, është shumë më tepër sesa një interpretim teknik i një neni kushtetues. Në fakt, ky vendim, përveçse përfaqëson një paralajmërim apo një lloj “presioni” simbolik institucional, është edhe një thirrje për një përgjegjësi shumë më të lartë, si dhe një ndërhyrje ligjore dhe morale për ta mbrojtur shtetin nga abuzimet eventuale të subjekteve politike. Edhe pse ky vendim vjen si një akt i vonuar i higjienizimit institucional të skenës politike, e cila është dëmtuar nga ngërçi (lexo: paraliza) funksionale, prapëseprapë – sipas shprehjes “më mirë vonë se kurrë” – ai ka peshën dhe rëndësinë e vet. Sepse është i vetmi institucion në Republikë që tenton të zhbllokojë paralizën e shkaktuar nga partitë kuvendore, të cilat, përmes veprimeve të kalkuluara, mbajnë të paqartë legjitimitetin institucional me qëllim për të fituar kohë, për të ndërtuar aleanca prapa perdeve dhe për të ruajtur pozitat e tyre.
  2. Thënë ndryshe, ky vendim, ndonëse është formuluar më shumë me gjuhën e dykuptimësisë diplomatike sesa me prerësinë juridike, arrin të vendosë një pikë reference duke sugjeruar afatin 30-ditor. Një afat që, si de facto ashtu edhe de jure, nuk është thjesht një formalitet burokratik, por një strukturë e domosdoshme sociale dhe politike. Ai ua rikujton të gjitha subjekteve politike parlamentare thelbin e normës demokratike: shteti nuk është “pronë” e tyre, ku mund të veprojnë si të duan, kur të duan dhe për çfarëdo arsye që dëshirojnë, por është një kontratë legale dhe legjitime e qytetarëve të Kosovës.
  3. Megjithatë, brenda këtij vendimi të Gjykates Kushtetuese duhen identifikuar edhe ca refleksione kritike sociopolitike, siç janë:

a) Një vendim reaktiv, jo parandalues. Ky vendim më shumë dëshmon për natyrën reaktive të sistemit tonë juridik, i cili funksionon vetëm kur shpërthen kriza, por jo edhe për ta parandaluar atë në kohë. Nuk kemi të bëjmë me një sistem që ofron zgjidhje paraprake, por me një mekanizëm që reagon post-faktum.

b) Mungesa e mekanizmave ndëshkues. Vendimi nuk parasheh asnjë sanksion për mosrespektimin e afatit. Kjo do të thotë se, edhe në rast të moszbatimit, ai mbetet pa efekt të detyrueshëm praktik. Për më tepër, vendimi nuk e parandalon as paralizën politike që mund të ndodhë edhe brenda një Kuvendi të konstituar, dhe nuk ndalon tendencën e partive për ta kthyer Kushtetutën në instrument oportunist.

Mobi Casa

c) Trajtimi teknik i një realiteti thellësisht politik. Gjykata, përmes këtij vendimi të shumëkuptimtë, vazhdon ta trajtojë krizën politike si një çështje procedurale, ndërkohë që realiteti politik në Kosovë, përveçse është shqetësues, është bërë jofunksional. Mungesa e transparencës në arsyetimin publik të vendimeve, si dhe refuzimi për të ndërhyrë në aspektet më të ndjeshme të kulturës politike të aktorëve, e kthen Gjykatën Kushtetuese në një noter të neutralitetit formal, por jo në garantues të rendit dhe stabilitetit demokratik.

P.S. Ndonëse ky vendim përfaqëson një përpjekje të rëndësishme për ta disiplinuar “afatet” institucionale dhe për t’i dhënë formë legjitimitetit të pushtetit, ai sërish mbetet i kufizuar në ushtrimin e ndikimit praktik, për aq kohë sa nuk shoqërohet me masa adekuate ndëshkuese, transparencë interpretative dhe guxim për të ndikuar në vetë strukturat e kulturës politike që e prodhojnë krizën…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.