UBT

Parlamenti Europian i shqetësuar me mungesën e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Në draft, Parlamenti Evropian shprehë keqardhje për numër aq të madh të ministrave dhe zëvendësministrave si dhe për numër aq të vogël të femrave në struktura qeveritare.
Parlamenti Evropian përshëndetë tejkalimin e ngërçit politik, mirëpo shprehë brengosjen për emërimet ne qeveri të personave, siç thuhet, jokonsensual, prapavija e të cilëve është e dyshimtë.

Kjo qëndron në draftin e Rezolutës, tekst ky i cili u prezantua në Komitetin për politikëve të jashtme të parlamentit.

Në draft, Parlamenti Evropian shprehë keqardhje për numër aq të madh të ministrave dhe zëvendësministrave si dhe për numër aq të vogël të femrave në struktura qeveritare.

Autore e tekstit është raportuesja për Kosovën në këtë institucion, Ulrike Lunacek. Nëpërmjet të dokumentit në fjalë, kërkohet nga qeveria e re e Kosovës që me urgjencë me përkushtim dhe vendosmëri të nisë procesin e reformave.

“Performanca e lidreshipit të Kosovës do matet me rezultatet konkrete që do ofrohen qytetarëve të Kosovës si dhe partnerëve Evropian dhe ndërkombëtar”.

Në draft të rezolutës të prezantuar nga vet Lunacek, shprehet brengosja për shkak të mungesës së progresit të mjaftueshëm në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo, siç thuhet, paraqet pengesë në zhvillimin demokratik social dhe ekonomik të Kosovës.

Teksti i draftit merret edhe me aferën në EULEX. Shprehet brengosje për pohimet për korrupsionin misionit dhe kërkohet transparencë e plotë në hetimet që po bëhen nga ana e ekipit të Federica Mogherinit.

Mobi Casa

“Rivendosja e kredibilitetit te EULEX-it është e rëndësisë së veçantë”, thuhet në draft dhe nënvizohet se ajo çfarë ka ndodhur me EULEX duhet të shërbejë si mësim jo vetëm në rastin e Kosovës por edhe në misionet e ngjashme në të ardhmen në botë.

Nga pala kosovare kërkohet miratimi sa më i shpejtë i legjislacionit që lejon themelimin e Gjykatës Speciale.

Nëpërmjet të këtij drafti kërkohet nga Këshilli i BE-së që të merr vendim qysh në pjesën e parë të këtij viti që të nënshkruaj Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Si në secilën rezolutë të viteve të fundit edhe kjo bën thirrje 5 vendeve të BE-së që të njohin shtetin e Kosovës, duke argumentuar se kjo do lehtësojë normalizimin e raporteve në mes të Beogradit e Prishtinës.

Në tekst thuhet se Parlamenti ka parasysh progresin e bërë nga ana e Kosovës në përmbushjen e kërkesave për liberalizim të vizave, por, dhe kërkohet angazhim shtesë, ndërkohë që shprehet brengosja për shtim të numrin të qytetarëve që largohen nga vendi andaj edhe kërkohet nga autoritete kosovare që të luftojnë dhe thyerjen rrjeteve kriminele qe merren me trafikim të njerëzve.

Drafti i prezantuar tani është i hapur për amendamente, ndërsa teksti do votohet në fund të muajit shkurt kur edhe e merr formën e rezolutës së Parlamentit Evropian./RTK/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.