FITORJA

Parku i qytetit po përtërihet në pamje dhe shije

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Dikur parku i qytetit ishte mburrje e një pushimoreje freskuese për të gjitha moshat dhe konsiderohej si ajrosje për mushkëritë. Një kohë të gjatë ky park u degradua tej mase dhe tani së fundit ka nisur të marrë një pamje pak më ndryshe. A do të kthehet pamja e mëparshme e këtij vendi relaksues.

Parku tani po mirëmbahet më mirë pasiqë zyrtarisht pas shumë zvarritjeve tenderin e ka fituar kompania “Elbau”. Ishin vite të tëra që parku nuk u mirëmbajt si duhet për shkak të relacioneve të këqija mes komunës dhe kompanisë “Eco – Higjiena”.

ARKATANA

Drejtuesit e kompanisë “Elbau” premtojnë se parku dhe të gjitha hapësirat tjera gjelbëruese në qytet do të mirëmbahen në mënyrë profesionale. “kemi të angazhuar punëtor profesionist dhe besojmë që shumë shpejt parku i qytetit që llogaritet edhe si zemra e Gjilanit të marrë pamjen e mëparshme thonë përfaqësuesit e kompanisë “Elbau”.

Ndryshe parku i qytetit këto ditë po duket shumë më i mirëmbajtur dhe më i pastër, i mirëmbajtur dhe i tëri i gjelbëruar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.