Eko Higjiena

Parku i qytetit në gjendje të mjerueshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Parku i qytetit është vendi më qetësues dhe më frekuentues për qytetarët. Është i vetmi vend ku njerëzit mund të relaksohen për pak qaste, por kohëve të fundit parku është shndërruar në një vend kundërmimi për shkak të papastërtisë. Qytetarët akuzojnë shërbimet publike për paaftësi dhe jo seriozitet në menaxhimin e parkut.

Gjendja në parkun e qytetit është vërtet shqetësuese dhe alarmante. Parku njihet si pasuria e vetme ku qytetarët mund të relaksohen për pak qaste. Qytetarët janë të tmerruar nga gjendja që po mbretëron aty. Kudo bërllog, erë e keqe nga shpezët, ulëset të papastërta.

UBT

Ymeri një pensionist thotë se qytetarët nuk e meritojnë këtë përbuzje. “Është e pafalshme ta shohësh parkun në këtë situatë. Po më vije turp me dal sepse s`ke ku ulesh dhe më kanë humbur edhe miqtë e shumtë pikërisht për shkak të erës që po mbretëron. Luta duhet urgjentisht të bëjë një zgjidhje se neve nuk na interesojnë problemet që kanë mes veti. Mos të habiten pastaj kur t`i humbin zgjedhjet” tha ky pensionist.

Në fakt shumë qytetar të intervistuar akuzojnë drejtorin e shërbimeve publike se po tregohet inferiore karshi këtij problemi.”Na ketë park e kemi dhe këtë po dojm me shkatërrue qëllimisht. Kjo është e pafalshme” shprehet Ismajli një tjetër qytetar i cili thotë se ka mbi 30 vite që e frekuenton parkun. “Unë luaj shah, por nga era e keqe nuk po mundemi të luajmë sepse askush nuk e mirëmban parkun”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.