RCCOLA

Parku dhe qendra e qytetit u shkatërrua për pak minuta, Alban Hyseni asnjëherë nuk reagoi

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Për një interes të ish ministrit Bajram Hasani, parku i qytetit u shkatërrua në masë të madhe dhe një rrugë kryesore në qendër të qytetit. Alban Hyseni u dorëzua para këtyre interesave të njerëzve me ndikim, derisa drejtori i shërbimeve publike Mentor Mihovci tha se s`ka pasur qare pa i dhënë leje.

Alban Hysenin nuk e kanë penguar pamjet e rënda e të vrazhda të degradimit të parkut të qytetit, madje as që e ka prishur rehatin në bregdetin shqiptar.

Realisht Alban Hyseni u dorëzua para njerëzve me ndikim duke i hapur rrugë në të ardhmen së keqes dhe interesave për ta degraduar edhe më shumë qendrën e qytetit.

Drejtori i shërbimeve publike Mentor Mihovci për rajonipress tha se kërkesa është bërë nga Bajram Hasani të cilin as që e kam njohur. “E di që inxhinierët e tij kanë ofruar arsyetime të forta dhe unë s`kam pasur qare pa i dhënë qasje dhe leje” u shpreh Mihovci.

Mobi Casa

Mihovci tha se kompania është zotuar se do ta kthej gjendjen në normalitet, ndërsa ende pjesa e rrugës ku është shkatërruar, nuk është rregulluar.

Banorët e zonës që jetojnë afër parkut janë shqetësuar tej mase me këtë shkatërrim të parkut.

“As në kohën e Serbisë nuk kishte me ndodhur kjo pamje e shëmtuar që i ndodhi parkut të qytetit” u shpreh Zijadini një banor i qendrës së qytetit./rajonipress/