ARKATANA

Paria e Vetëvendosjes dhe kandidatët nga Gjilani takojnë të rinjët dhe gratë

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Zhvillimi ekonomik, prodhimi vendor dhe punësimi janë prioritete tona në qeverisjen e ardhshme, të cilën padyshim se do ta udhëheqë Lëvizja Vetëvendosje!, kështu është shprehur të enjten pasdite, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri. 

Ai po ashtu ka bërë të ditur se shumë shpejt programi qeverisës i Vetëvendosjes do të bëhet publik dhe është tepër i kapshëm dhe praktik, sepse secila fushë përkatëse e këtij programi do ta prek direkt qytetarin.

Ymeri bashkë me kandidatët për deputetë nga Gjilani këto komente i ka bërë gjatë një takim me të rinjët dhe gratë e Gjilanit, në kuadër të takimeve të shumta që Lëvizja Vetëvendosje po i mban në prag të Zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.

Interesimi për të marrë pjesë në këtë takim ishte mjaft i madh, mbase ditëve të fundit zyret e LVV po vërshohen nga të rinjët të cilët po aderojnë çdo ditë e më tepër në këtë subjekt, që hapur po shihet e vetmja shpresë e këtij populli. Përveç se u shpalos programi i Lëvizjes Vetëvendosje, të rinjët parashtruan një varg pyetjesh në cilat u përgjigjën kandidatët për deputet. Fokusimi ishte rritja mundësisë për punë, arsimi cilësor e fusha të tjera që i preokupojnë të rinjët.

Visar Ymeri: “Nuk mund të ketë as liri, as mirëqenie e as zhvillim kur nuk ka barazi. E nuk mund të ketë barazi shoqërore kur nuk ka barazi gjinore. E nuk mund të flasim për barazi kur gruaja përjashtohet nga punësimi, nga prona, nga shkollimi. Shansat e barabarta, kur pabarazia është e thellë dhe e shtrirë në secilin kapilar, janë vetëm mirëmbajtje e pabarazisë. Duhet të ndërhyjmë për të siguruar rezultate të barabarta për të gjithë. E veçanërisht mes gjinish”.

Uji Dea

“Bashkë, kolektivisht, e ndryshojmë Kosovën. Investojmë në të mirën e përgjithshme. Vetëm atëherë ajo përkthehet në të mirën individuale të secilit prej nesh. Puna e përbashkët krijon vlerë të përgjithshme. Puna krijon vlerë. Punëtorit duhet t’i kthehet kjo vlerë. Të drejtat e punëtorit dhe kushtet e punës janë të domosdoshme për një ekonomi të qëndrueshme e shoqëri të shëndoshë”. Ymeri

Më pas kryetari Visar Ymeri bashkë me gratë kandidate për deputete kanë bashkëbiseduar në një takim me gratë e Gjilanit.

Kryetari Ymeri theksoj rolin që ka gruaja në Lëvizjen Vetëvendosje, duke e njejtësuar me gjininë tjetër e duke përmendur edhe faktin se shumë nga udhëheqësit e qendrave të Lëvizjes janë gra, sikur edhe rasti i Besa Baftiut që udhëheq me qendrën në Gjilan. Pasi u paraqit Alternativa qeverisëse duke u fokusuar në rolin e gruas në vendimmarrje, pasoi një diskutim mjaftë produktiv, ku gratë gjilanase bënë pyetje të shumta për kandidatet për deputete. Pyetjet më shumë ishin të fokusuara te punësimi, pjesë kjo që gjinia femërore vazhdon me qenë e diskriminuar./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.